Politike

Himara braktis Gjiknurin dhe Goron, nuk mbledhin dot 100 veta në takim (VD+FOTO)

Por dhe pse takimi pritej me pompozitet, rezultoi një flluckë sapuni, pasi nuk u mblodhën as 100 veta. Duke u ndodhur para kësaj situate, Gjiknuri dhe Goro e “hëngrën turpin me bukë” dhe vijuan takimin e programuar dhe 50 qytetarët.

HIMARË- Deputeti Damian Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro kanë vijuar fushatën e tyre për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Dhe pse të vetëm në garë, pas përjashtimit të Fredi Belerit nga KQZ, sërish PS po vijon fushatën dhe në këtë qytet.

Sot Gjiknuri dhe Goro u ndalën në një takim me banorë në qendër të qytetit. Buzë detit të Jonit në shëtitoren e rregulluar së fundmi ata kishin bërë gati foninë dhe karriget, ku do uleshin vet dhe qytetarët.

Por dhe pse takimi pritej me pompozitet, rezultoi një flluckë sapuni, pasi nuk u mblodhën as 100 veta. Duke u ndodhur para kësaj situate, Gjiknuri dhe Goro e “hëngrën turpin me bukë” dhe vijuan takimin e programuar dhe 50 qytetarët. Dhe nuk u ndalën me kaq. Pas takimit, deputeti postoi dhe foto nga takimi ku shiheshin qartë se dukej një braktisje nga banorët.

Të vetëm në garë dhe të braktisur nga qytetarët, me këto fjalë mund të përshkruhet takimi i mbajtur sot me banorët e Himarës.

(Dosja.al)

Shto Koment