Politike

Hileja e Ramës për Kodin Zgjedhor, socialistët janë pro listave të hapura, por fituesit i cakton kryetari (RENDITJA SIPAS PREFERENCËS)

Socialistët janë parimisht pro listave të hapura, por fituesit i cakton kryetari. Pra, sipas socialistëve kandidatët për deputetët do të renditen në fletën e votimit sipas preferencës së kryetarit të partisë. Pasi një parti grumbullon vota në një qark, ato iu kalojnë kandidatëve për deputetët që janë të parët në listë.
Featured image of article: Hileja e Ramës për Kodin Zgjedhor, socialistët janë pro listave të hapura, por fituesit i cakton kryetari (RENDITJA SIPAS PREFERENCËS) Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Zbardhet formula e socialistëve, për mënyrën se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve me lista të hapura. Së pari, në fletën e votimit votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët për deputetë. Kështu, në krahun e majtë fletës së votimit do të votohet për partinë dhe më pas zgjidhet numri i kandidatit.

Por, kandidatët për deputetët janë të renditur në fletën e votimit sipas preferencës së kryetarit të partisë, (kushti i Ramës, meqë është kërkesë e socialistëve). Pra, lista do të jetë parimisht 100 % e hapur.

Pasi të mbyllet procesi i votimit, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila. Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti. Sipas kësaj formule deputetët do të zgjidhjen sipas preferencës së kryetarit të partisë dhe kështu do të përfitojnë ata që janë të parët në listë.

Le të marrim një shembull për ta shpjeguar konkretisht: 

Ku qëndron hileja e socialistëve për “lista të hapura”? Sipas kushtit të socialistëve emrat e kandidatëve të deputetë, të renditur nga kryetari i partisë në fillim të listës janë të mbrojtur dhe me shanse të larta për të fituar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për shembull marrim qarkun e Shkodrës që ka gjithsej 11 mandate dhe çdo parti ka dorëzuar një listë me nga 11 kandidatë të renditur me preferencë kryetari e jo me short apo rend alfabetik.

Nëse Partia Socialiste në qarkun Shkodër ka marrë 60 000 vota, ajo ka fituar përmes tyre 6 mandate (llogaritet 10 mijë vota një mandat). Deri në këto momente fitues llogariten 6 kandidatët që kryetari i partisë ka renditur të parët. Pra, 6 të parët në listë.

Por, renditja mund të prishet vetëm nëse poshtë vijës së kuqe ka kandidatë që janë votuar më shumë se sa ata që janë sipër vijës. Lista mund të prishet  në rastin konkret vetem nëse një deputet (i renditur poshtë vijës së kuqe) ka marrë të paktën 10 001 vota Në këtë rast, kandidati kalon në listën fituese duke spostuar emrin e fundit të renditur nga partia në pjesën fituese.  Pra sipas këtij shembulli, digjet i rendituri i 6-të.

Një tjetër kusht është edhe kutota 30% për barazinë gjinore. Sipas kushtit të socialistëve një grua brenda listës preferenciale nuk mund të spostohet nga një kandidat burrë, por vetëm nëse një kandidate grua poshtë vijës së kuqe ka më shumë vota se numri mesatar me të cilin partia në fjalë ka fituar një mandat.

J.V/Dosja.al

Shto Koment