Sport

Higuain anashkalon Kristiano Ronaldon, për të ai nuk është më i miri…

Ai ka përpiluar një listë të lojtarëve më të mirë aktualisht në qarkullim dhe, çuditërisht, ka lënë jashtë CR7. Por kjo nuk është e gjitha, “Pipita” gjithashtu përjashton një fenomen tjetër të futbollit botëror, bashkatdhetarin tij Lionel Mesi.
Featured image of article: Higuain anashkalon Kristiano Ronaldon, për të ai nuk është më i miri…
Përditësuar:

ROME – Gonzalo Higuain anashkalon Kristiano Ronaldon. Ish-sulmuesi i Juve, që tani aktivizohet me Inter Miami, në një intervistë për ESPN, ka përpiluar një listë me emrat e lojtarëve më të mirë aktualisht në qarkullim.

Çuditërisht ai, ka lënë jashtë kampionin portugez CR7, ish-partnerin e tij te Real Madrid, por edhe Juvja sezonin e kaluar. Por kjo nuk është e gjitha, “Pipita” gjithashtu përjashton një fenomen tjetër të futbollit botëror, bashkatdhetarin tij Lionel Mesi.

Argjentinasi nuk ka dyshime. “Levandowski, Haland dhe Benzema janë më të mirët për mua tani. Karim ka qenë në elitën e futbollit për 12 vjet. Levandovski shënon kudo. Dhe Haland është një premtim i madh, ai është një sulmues i shkëlqyeshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në histori kemi kishte sulmues të dalluar si Suarez, Levandovski, Kavani, Benzema, David Vila dhe më i miri është Ronaldo, “Fenomeni”. Unë gjithmonë kam dashur të jem si ai dhe jam përpjekur ta kopjoj atë”.

Pastaj, pavarësisht nga përjashtimi, Higuain, nuk e harron Mesin. “Epo, ai është magjik. Gjithçka për të është e natyrshme. Ai ka lindur kështu, Leo bën gjithçka pa u lodhur. Kjo e bën atë të veçantë”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment