Sport

Hidhet shorti për sezonin e ri në La Liga, ja kur luhet e shumëpritura “El Clasico”

“El Clasico" mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, e cila cilësohet si një nga ndeshjet më të bukura të vitit do të luhet respektivisht më datat 27 tetor dhe 1 mars
Featured image of article: Hidhet shorti për sezonin e ri në La Liga, ja kur luhet e shumëpritura “El Clasico” El Clasico

SPANJË- Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur sot shortin për sezonin e ardhshëm në La Liga. Kampionët në fuqi, Barcelona do ta nisë këtë sezon për të mbrojtur titullin në një  transfertë të vështirë ndaj Athletic Bilbao.

Ndërkohë, nënkampionët e Spanjës, Atletico Madrid do të presin rivalin e qytetit, Getafen. Nga ana tjetër Reali i Madridit, që po rinovon të gjithë skuadrën e nis sezonin e ri në transfertën e Celta Vigo.

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, e cila cilësohet si një nga ndeshjet më të bukura të vitit do të luhet respektivisht më datat 27 tetor dhe 1 mars. Ndërkohë që derbi i Madridit do të luhet në javën e 7-të të La Liga, ku sërish tifozet mëzi presin që të shohin rivalët e qytetit që të përballen.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment