Sport

Hidhet shorti i turit të tretë të Europa League, kundërshtarë më të lehtë në letër për skuadrat shqiptare, por duhet të kalojnë një “mal” të lartë

Kundërshtarë më të lehtë në letër për skuadrat shqiptare që gjithsesi kanë një “mal” të lartë për të ngjitur në turin e dytë kualifikues për të shkuar deri tek i treti
Featured image of article: Hidhet shorti i turit të tretë të Europa League, kundërshtarë më të lehtë në letër për skuadrat shqiptare, por duhet të kalojnë një “mal” të lartë Europa League

NYON-Skuadrat shqiptare që luajnë në Europa League kanë njohur edhe rivalët e raundit të tretë në rast kualifikimi. Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Europa League aty ku skuadrat shqiptare luajnë fatet e tyre. Kundërshtarë më të lehtë në letër për skuadrat shqiptare që gjithsesi kanë një “mal” të lartë për të ngjitur në turin e dytë kualifikues për të shkuar deri tek i treti.

Kukësi në rast se arrin të bëjë mrekullinë duke u kualifikuar ndaj Wolfsburgut në raundin tjetër do të përballet me ukrainasit e Desnas. Teuta nëse ja del ndaj Granadas do të përballet me fituesen e çiftit Lokomotiv Tbilisi- Dinamo e Moskës, ndërsa edhe njëherë tjetër short më i favorshëm për Laçin që nëse arrin të eliminojë Hapoel Beer Shevan do të përballet me fituesen e çiftit mes Coleraine të Irlandës së Veriut dhe Motherwel të Skocisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që Shkëndija e Tetovës në rast se ja del të eleminojë Botosanin do të luajë me çiftin Lokomotiv Plovdiv-Tottenham Hotspur, pra me shumë mundësi do të gjejë përballë gjigandët londinezë të Jose Mourinhos në turin e 3-të.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment