Bota

Hetohet për akuza përdhunimi/ Emanuel Macron mbështet ministrin e ri të brendshëm

Mediat e huaja kanë bërë me dije se ky i fundit i ka mohuar akuzat për përdhunimin e Sophie Patterson-Spatz në vitin 2009 kur ajo erdhi te ai për të kërkuar ndihmë ligjore duke shtuar se ata kishin bërë seks me dëshirë të njëri-tjetrit.  Por ngritja e papritur e profilit të tij shkaktoi tronditje të grupet feministe dhe te kritikët e qeverisë.
Featured image of article: Hetohet për akuza përdhunimi/ Emanuel Macron mbështet ministrin e ri të brendshëm Gérald Darmanin

FRANCË- Presidenti francez Emanuel Macron dhe qeveria e tij kanë dhënë sot mbështetjen për emërimin si ministër i brendshëm i Francës të Gérald Darmanin i cili po hetohet  me akuza përdhunimi.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se ky i fundit i ka mohuar akuzat për përdhunimin e Sophie Patterson-Spatz në vitin 2009 kur ajo erdhi te ai për të kërkuar ndihmë ligjore duke shtuar se ata kishin bërë seks me dëshirë të njëri-tjetrit.  Por ngritja e papritur e profilit të tij shkaktoi tronditje të grupet feministe dhe te kritikët e qeverisë.

Ndërkohë pas zgjedhjeve Emanuel Macron ka bërë shumë ndryshime në qeveri ku kryeministër të vendit ka vendosur  Jean Castex dhe ditën e djeshme ka emëruar dhe si ministër të brendshëm Éric Dupond-Moretti

Sophie Patterson-Spatz akuzon se ministri i sapoemëruar e ka përdhunuar në 2009, kur ajo punonte me partinë e qendrës së djathtë UMP.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asokohe Darmanin ishte këshilltar në veri të Francës. Patterson-Spatz thotë se u ndje nën presion për të bërë seks me Darmanin kur shkoi te ai për ndihmë ligjore në lidhje me heqjen e dënimi të pezulluar për shantazh.

Burimi:.nytimes.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment