Politike

Hetimi për Lapsi.al, Berisha: SPAK merr urdhëra nga Edi Rama, proces skandaloz ndaj lirisë së shtypit!

Berisha thotë se drejtësia është në duart e Edi Ramës, nga i cili merr urdhëra, ndërsa shton se procesi hetimor që po zhvillohet është politik.
Featured image of article: Hetimi për Lapsi.al, Berisha: SPAK merr urdhëra nga Edi Rama, proces skandaloz ndaj lirisë së shtypit! Sali Berisha, Andi Bushati dhe Armando Shullaku

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar hetimin që SPAK, (Prokuroria e Posaçme), po zhvillon ndaj dy gazetarëve të Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku pas publikimit të skandalit të patronazhistëve. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha thotë se drejtësia është në duart e Edi Ramës, nga i cili merr urdhëra, ndërsa shton se procesi hetimor që po zhvillohet është politik.

SHKRIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

Procesi politik ndaj gazetareve te Lapsit, proces ndaj 1 milione shqiptareve!
Te dashur miq, me urdher te Edi Rames drejtesia e partise ka hapur proces te mirefillt politik ndaj gazetareve te portalit Lapsi.al, te cilet informuan shqiptaret se çdo e dhene private qe ata ia kishin besuar shtetit keto vite ishte transferuar nga serverat e qeverise ne serverat e partise socialiste, patronazhisteve trafikante delinkuente te saj duke kryer keshtu nje pabesi te pashembullt, akt antikushtetues, antiligjor, krim te shamtuar ndaj 1 milione shqiptarve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me kete akt qe zbuluan gazetaret e Lapsi.al, Edi Rama beri te mundur qe bota e krimit te futet ne konton bankare, ne kontrollin e komunikimit, ne vjedhjen e çdo te dhene qe mbajne telefonat dhe llogarite e tyre ne mediat sociale.
Me kete akt qe publikuan gazetaret e Lapsit, Edi Rama deligjitimoi totalisht shtetin dhe deshmoi se ai eshte thjeshte narkoshtet qe nuk njeh Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, kushtetuten, ligjet dhe normat, qe mbrojne qytetaret.
Me kete akt antikushtetues qe dhunon ne menyre flagrante Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, Edi Rama riktheu ne Shqiperi sistemin famkeq te patronazheve parazgjedhore te drejtuara nga policia politike e Enver Hoxhes dhe deligjitimoi teresisht zgjedhjet e pergjithshme ne Shqiperi e i shnderroi ato ne nje farse te turpshme te denje per standartet e eterve te tij.
Per te gjitha keto, para trupit gjykues politik nuk shkojne vetem gazetaret e Lapsit por edhe çdo njeri nga 1 milione shqiptar qe ndjen veten, voten dhe privatesine e tij te dhunuar, te konfiskuar dhe qe ne shume menyra mund te perdoret kundra tij nga Edi Rama dhe bandat e narkoshteti i tij.
Se fundi, urdheri i Edi Rames per procedimin e gazetareve te Lapsit shenon nje proces te mirefillte skandaloz politik ndaj lirise se shtypit dhe reflekton nje qendrim atavik qe te rikujton firmen e babait te tij bilogjik Kristaq Rames per varjen publike ne gusht te vitit 1988 te poetit Havzi Nela per vargjet tij.
Denoj me ashpersine me te madhe procesin e shemtuar politik ndaj gazetareve te Lapsit dhe kerkoj nderprejen e menjehershme te tij. sb.

Publikimi i skandalit të të dhënave për 910 mijë qytetarë, që ishin të regjistruar në një database, nga ana e portalit Lapsi.al solli vënien nën hetim të dy gazetarëve. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Por qeveria shqiptare nuk pranoi në asnjë moment që kjo database është e PS-së, ndërsa SPAK në hetimin që ka nisur nuk ka marrë në pyetje asnjë nga zyrtarët e PS-së, por ka kërkuar që gazetarët e Lapsi.al të tregojnë burimin e tyre të informacionit që iu dha në dorë regjistrin.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment