Bota

Hetimi ndaj Donald Trump/ Transmetohet direkt seanca në Dhomën e Përfaqësuesve

Nga Dhoma e Përfaqësuesve, dëshminë e parë e ka bërë i ngarkuari me punë në Ukrainë, William Taylor, i cili ka thënë se është një çështje e parregullt,  përdorimi i kanaleve alternative nga ana e administratës së Trump-it për të zhvilluar politikën e jashtme ndaj Ukrainës.
Featured image of article: Hetimi ndaj Donald Trump/ Transmetohet direkt seanca në Dhomën e Përfaqësuesve Donald Trump

WASHINGTON- Presidenti amerikane Donald Trump është përfolur gjatë për bisedën e tij telefonike Presidentin ukrainas, Volodymy Zelenskiy dhe hetimi për të vazhdon ende.

Ndërkohë hetimi i Kongresit Amerikan për shkarkimin e presidentit Donald Trump, po transmetohet drejtpërdrejtë, nga  Dhoma e Përfaqësuesve e cila po e heton Trump-in nëse ai ka abuzuar me detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, si dhe për nxitjn e një qeverie të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë, siç ishte rasti i Joe Biden dhe djalit të tij.

Kujtojmë që nëse Presidenti Trump ka pezulluar 390 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy në mënyrë që të zhvillonte hetime ndaj kundërshtarit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Joe Bidenit dhe djalit të tij, Hunter.

Nga Dhoma e Përfaqësuesve, dëshminë e parë e ka bërë i ngarkuari me punë në Ukrainë, William Taylor, i cili ka thënë se është një çështje e parregullt,  përdorimi i kanaleve alternative nga ana e administratës së Trump-it për të zhvilluar politikën e jashtme ndaj Ukrainës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa ditën e djeshme George Kent, zëvendësndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, ka deklaruar po për këtë çështje, e ndërkohë pritet që ditën e nesërme më 15 nëntor, të dëshmojë edhe Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë.

Burimi: WSJ 

A.C/Dosja.al

Shto Koment