Politike

Hetimi i Ramës?/ Taulant Balla s’pranon të komentojë deklaratën e Tahirit: S’kam dëgjuar gjë (VD)

Gazetarët e pyetën Ballën edhe për deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, se nëse prokuroria akuzon se ka shpenzuar 20 milionë euro në fushatë, atëherë le të hetonte këdo, pa kursyer askënd. 

ELBASAN- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i pranishëm sot në Elbasan, ku ka marrë pjesë në konstituimin e këshillit të qarkut.

Gazetarët e pyetën Ballën edhe për deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, se nëse prokuroria akuzon se ka shpenzuar 20 milionë euro në fushatë, atëherë le të hetonte këdo, pa kursyer askënd, duke nënkuptuar kështu edhe kryeministrin Edi Rama.

Gazetarja: Një ditë më parë ish-ministri tha se nëse ka hetime të jetë edhe kryeministri

Taulant Balla:Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë dhe nuk dua të bëj asnjë koment për çështje që janë ekskluzivitet i drejtësisë.

Ditën e djeshme, ish-ministri Saimir Tahiri gjatë seancës së zhvilluar në gjykatë pyeti prokurorinë se përse nuk i ka hetuar deklaratat e anëtarëve të grupit Habilaj, të cilët gjatë bisedave telefonike thonin se Tahiri shpenzonte mbi 20 milionë euro në fushatë.

Në këto kushte, tha ish-ministri, pse prokuroria nuk ka shkuar nga Rama e më poshtë për të verifikuar këtë parti, që shpenzon miliona euro. I pyetur jashtë gjykatës nga gazetarët, a të hetohet Rama, ish-ministri tha: Thashë që Prokuroria duhet të hapte një hetim dhe të mos kursente asnjë njeri.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment