Bota

Hetimi i origjinës së Covid-19, reagon ashpër sekretari i shtetit amerikan: Ata kanë fshehur mostrat, hetimi do të jetë plotësisht i deformuar

Ai ndër të tjera ka shtuar se ata nuk do të jenë transparent dhe se kanë shkatërruar të gjitha mostrat.
Featured image of article: Hetimi i origjinës së Covid-19, reagon ashpër sekretari i shtetit amerikan: Ata kanë fshehur mostrat, hetimi do të jetë plotësisht i deformuar Mike Pompeo

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo  ka reaguar në lidhje me hetimin e Organizatës Botërore të SHBA- Shëndetësisë për origjinën e koronavirusit në Kinë duke thënë se hetimin pritete të jetë  “plotësisht i deformuar”. Ai ndër të tjera ka shtuar se ata nuk do të jenë transparent dhe se kanë shkatërruar të gjitha mostrat.

Ky është një regjim që nuk e bëri të ditur informacionin që kishte për virusin, i cili ka vrarë mbi 100,000 amerikanë … dhe tani po lejon Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shkojë për të kryer atë që unë jam i bindur se do të jetë një hetim plotësisht i deformuar. Shpresoj të jem i gabuar. Shpresoj të jetë një hetim i plotë që u shkon gjërave deri në fund, por unë kam parë sjelljen e Partisë Komuniste Kineze sa i përket virusit që u përhap nga Ëuhani dhe ata thjesht kanë refuzuar. Ata kanë shkatërruar mostrat. Ata nuk i kanë lejuar gazetarët dhe mjekët që ishin gati të flisnin, për të bërë atë që duhet të bëjnë vendet të cilët kërkojnë të kenë rol të vërtetë në shkallë globale dhe në skenë globale: të jenë transparentë dhe të hapur, të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë”  tha  Pompeo.

Kujtojmë se  OBSH para disa ditësh ka dërguar një ekip në Kinë për të hetuar se si nisi shpërthimi i koronavirusit. Rreth 580,000 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga COVID-19 dhe më shumë se 13 milion janë infektuar pas shpërthimit që filloi në Ëuhan të Kinës vitin e kaluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: .nytimes.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment