Politike

Hetimet për Zërin e Amerikës, Vasili: Prokuroria e turpit, ky është fundi

Zëri i Amerikës publikoi dy ditë më parë disa përgjime të bisedave të kryetarëve të bashkive lidhur me blerjen e votave në Kavajë, Durrës, Lezhë dhe Dibër.
Featured image of article: Hetimet për Zërin e Amerikës, Vasili: Prokuroria e turpit, ky është fundi

TIRANË-Një ditë pas Prokuroria për Krimet e Rënda hapi hetimet për të verifikuar përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Vasili thotë se prokuroria mbylli disa çështje në ngarkim të mazhorancës socialiste.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Prokuroria hap hetim per Zerin e Amerikes me urdher te zvarranikut te karriges Edi Rama !!??

Faqe e zeze e prokurorise se kapur nga zvarraniku i pushtetit edi rama.

S’ka te krahasuar as me partine e punes.

Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale edi rames:

1.qe i kerkoi policise te bente fushate elektorale oer partine socialiste,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2.qe mashtroi popullin dhe tha se kish bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ish ministrit te brendeshem,

3.qe i mbylli ceshtjen pasi edi rama kercenoi oficerin emiljano nuhu se tregoi fakte te verteta kundra qeverise.

Kjo prokurori guxon dhe hap hetim per Zerin e Amerikes. Dhe ndaj kujt ???
Ndaj Zerit te Amerikes.

Ky eshte tamam fundi.

Kjo ishte reforma ne drejtesi,ky ishte vetingu,kjo eshte “drejtesia e re”.

Prokurori e vene ne sherbim te nje zvarraniku pushteti si edi rama,ketij me te shplarit e me te peshtirit e zvarranikeve te karriges me merimanga te pushtetit.

Zëri i Amerikës publikoi dy ditë më parë disa përgjime të bisedave të kryetarëve të bashkive lidhur me blerjen e votave në Kavajë, Durrës, Lezhë dhe Dibër. (Lexo këtu). Në këto përgjime dilte edhe emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. 

Shto Koment