Rajoni

Hetimet për luftën Kosovë-Serbi/ Eliot Engel kritikon Specialen: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

Komiteti për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës, të cilin e kryeson Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të vendoset para drejtësisë.
Featured image of article: Hetimet për luftën Kosovë-Serbi/ Eliot Engel kritikon Specialen: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

SHBAKomiteti për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës, të cilin e kryeson Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të vendoset para drejtësisë.

Reagimi i tij vjen pas  raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën.

Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë. Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë,”-thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova. Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu. Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës. Në lokalitetin e njëjtë janë bërë gërmime edhe në vitin 2015.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment