LIVE UPDATES
Editorial

Heshtja për çmimin e bukës na tregoi se politika është e pandarë

24 Shtator 2021, 13:21 Nga DOSJA
Heshtja për çmimin e bukës na tregoi se politika

TIRANË– Kur gazetarja e Klan News, e pyeti të hënën në Opinion, nënkryetarin dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, pse partia e tij nuk ka folur për çmimin e bukës, u duk sikur e kapi në befasi. Me justifikimin “na ka shpëtuar”, u duk sikur Alfred Rushaj dhe partia e tij, të nesërmen do të kishin një mbledhje të posaçme vetëm për cmimin e bukës.

Iku e marta, e mërkura, e enjtja…

Katër ditë më pas, për rritjen e cmimit të bukës ka folur vetëm qeveria. Opozitës vazhdon t’i shpëtojë kjo ngjarje e parëndësishme. Jo vetëm buka, cmimet e mallrave të shportës po rritjen të gjitha, ndërkohë që vendi qeveriset nga politikani që erdhi në pushtet me premtimin se do hiqte TVSh-në për të gjitha mallrat e shportës. Partia Demokratike dhe ajo që ka mbetur nga LSI-ja, nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Ditën që Edi Rama bëri “sokratin e vuajtur”, duke kërkuar kursim nga ministrat, ndërsa inauguronte qeverinë e re, ishin vetëm gazetarët që ndjekin politikën, ata që folën për luksin e tij dhe të ministrave. Jeta luksoze e Kryeministrit të vendit më të varfër në Europë që lëviz me avion personal, me makinë luksoze që vlen gjysmë milioni dollarë dhe shpenzon për 100 kilometra ndihmën sociale të një familjeje, e ka shndërruar restorantin e Kryeministrinë në kantinë verërash të shtrenjta, ndjek modën e veshjeve më të kushtueshme, u ekspozua nga gazetarët, si kontrasti që qartësonte bojën e dalë të propagandës.

Aty në mbledhjen e parë të qeverisë, doli agjensia për administratën publike, që synon të pastrojë administratën politikisht, ndërkohë që e ka mbipopulluar me militantë. Me 12 mijë të punësuarit vetëm në 6 muajt përpara zgjedhjeve të 25 prillit, administrata arriti në 185 mijë. Me rrogën mesatare 500 euro, vetëm për pagat e tyre, hiqen nga xhepi i shqiptarëve 92.5 milionë euro në muaj, ose 1 miliard e 110 milionë euro në vit. Nëse shtohen makinat, dietat, udhëtimet, abuzimet me veshjet (si tenderi i uniformave të policisë), shpenzimet arrijnë në 1.5 miliard. Nuk mjafton kjo, kryeministri deklaron se do të rrisë pagat e administratës me 30 për qind, që do të thotë se 330 milionë euro të tjera do të dalin nga xhepat e shqiptarëve për të paguar një administratë militante, mes të cilëve ka dhe pak profesionistë.

Akoma më e rëndë është kjo shifër, kur në Shkodër plas sherri mes drejtuesve lokalë për emërimet. Ku PSD e Tom Doshit, del papritur si aleate e vërtetë e PS dhe kërkon pjesën e vetë të emërimeve. Pasi rrëmbyen pushtetin, po ndajnë plackën. Në Vlorë sot, një qytetar e humbi durimin dhe u ngjit në kangjellat e kadastrës. Ishte e vetmja protestë ndaj mbi 1 miliard eurove që paguhen për tu nxirë jetën njerëzve nëpër sportele. Pushteti i PS-së rritet, kostot e tij rriten, korrupsioni endemik është jashtë kontrollit, ndërsa rezistenca është e pafuqishme.

Ministrat dhe deputetët bëjnë paradën e modës në Parlament, me rroba qindra ose mijëra eurosh dhe aksesorë me vlerën e pagës minimale, ndonjëherë të pagës maksimale dhe ndonjëherë mijëra euroshe. Lajmi më i keq është dallimi mes atyre që po përdorin pushtetin dhe pasuritë publike për tu pasuruar dhe atyre që duhet t’i denoncojnë është fare i vogël, ose inekzistent. Mjafton të shohësh pak minuta hyrjen dhe daljen e deputetëve nga parlamenti për të kuptuar se klasa politike është një, e pandarë, e korruptuar dhe e panginjur.

Për ta garantuar pjesën e tyre, nuk kanë nevojë të jenë në pushtet. Mjafton të jenë aty, pjesë e së tërës, diçka mbetet. Është për këtë arsye, që Partisë Demokratike i shpëton rritja e cmimit të bukës, e shpenzimeve të administratës, e ekzigjencave personale të Edi Ramës dhe enturazhit të tij. Korrupsioni, si një sëmundje e keqe, ka prekur jo vetëm maxhorancën, jo vetëm opozitën, por edhe shoqërinë. Për ta kuptuar këtë, mjafton të dëgjojmë veten. Në një ditë të qetë fundjave, dëgjohet jehona e zhurmave politike. Prej 15 ditësh flitet vetëm për hallet e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ndërsa pensionistët që lypin pas 40 viteve punë të ndershme, lotojnë rrugëve./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial dosja.al dosja.al

Sondazh

Poll
Editorial 22 Shtator 2021, 12:08

Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një çarçaf me meritat e mëdha të kapitenit “historik” të anijes PD, shtojnë në fund se ai...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?