Showbiz

Heshti për ndarjen nga Roberti, Nora Istrefi ia “mbath” me pushime, ja kush e shoqëron (FOTO)

Nora Istrefi ka udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë relaksi dhe çlodhje.
Featured image of article: Heshti për ndarjen nga Roberti, Nora Istrefi ia “mbath” me pushime, ja kush e shoqëron (FOTO) Nora Istrefi dhe Robert Berisha

KOSOVË- Pas ndarjes nga Roberti pak ditë më parë, Nora Istrefi i ka dedikuar pak kohë vetes dhe personit më të shtrenjtë të saj.

Sipas Prive, të dyja, Nora dhe Rene kanë udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë relaksi dhe çlodhje. Nuk dihet kush i ka shoqëruar të dyja, por duket se nënë e bijë po kalojnë shumë mirë në praninë e njëra-tjetrës.

Nora Istrefi dhe vajza Rene

Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim për postimin e ish-partnerit se lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ndërkohë, Roberti vijon angazhimet profesionale me koncerte në vende të ndryshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, me një dedikim të gjatë, Robert Berisha sqaronte se ai dhe Nora nuk ishin më bashkë (Lexo këtu), por ruanin një miqësi mes tyre dhe ndarja kishte ardhë e natyrshme, duke mos krijuar armiqësi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment