Politike

Hervin Çuli i prerë: S’ka një projekt final për Teatrin! Befason Rama me deklaratat për godinën (KOMENTET)

Featured image of article: Hervin Çuli i prerë: S’ka një projekt final për Teatrin! Befason Rama me deklaratat për godinën (KOMENTET) Edi Ram dhe Hervin Çuli
Përditësuar:

Tiranë- Drejtori i Teatrit Kombëtar një ditë më parë ka deklaruar se nuk ka ende një projekt final për Teatrin Kombëtar. Ai theksoi se gara është hapur deri në shtator.

“Është ngritur një Komision, i cili negocion me firmat që do të futen në konkurrim. Ai(projekti i Bjarke Ingels) nuk është projekti definitiv, është një nga konkurruesit. Komisioni e vendos, i përbërë nga 7 veta. Ka dalë thirrja publike për projektin e Teatrit Kombëtar, që mbyllen pas 2 muajsh, më 19 shtator.” , u shpreh në “Report Tv” Çuli.

Por çfarë komenton Rama me qytetarët?

Në një koment me një qytetar Rama ka deklaruar se firma që do e ndërtojë teatrin do marrë dhe pjesën e saj. Pra Rama apriori deklaron se projekti i “Bjarke Ingels”, pasi shprehet e qartë se çfarë pjese do të marrë firma që do realizojnë ndërtimin e godinës së re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Popullin lere se populli flet vetë, ndërsa ti fol per veten! Nga këto gërmadha shteti fiton këtë godinën e Teatrit te Ri Kombëtar këtu që shikon ti, ndërsa privati qe do e bëjë këtë godinën këtu me leket e veta, sigurisht që përpiqet të fitojë edhe ai duke bashkuar ato gërmadhat me pronën e vet, patjetër, se përndryshe pse do ekzistonin partneritet publike-private Sa për do i’a dal a s’do i’a dal unë, mbaje mend nga unë qe gjerat e drejta i’a hapin vete rrugën vetes dhe kur qeveria merr vendime të drejta nuk ka gjë qe e ndal, pavarësisht vështirësive! Përqafime”, shkruan Rama ndaj një qytetari. 

Komentet me qytetarët

J.V/Dosja.al

Shto Koment