AktualitetArgetim

‘Heroi im’, platforma më e re për të ndihmuar mjekët dhe infermierët/ Ja si mund të aplikoni për të qenë ju të parët

A keni menduar njëherë për mjekët dhe infermierët?! A e dini se kur ata dalin nga puna, të gjitha objektet e shërbimit janë mbyllur? Për këtë ka menduar "heroi im"...
Featured image of article: ‘Heroi im’, platforma më e re për të ndihmuar mjekët dhe infermierët/ Ja si mund të aplikoni për të qenë ju të parët Mjekët

TIRANË– Lufta kundër koronavirusit nuk po zhvillohet me top dhe me plumba, por me zgjuarsi dhe qetësi. Në këtë betejë, teknologjia, ajo që shumë e kanë kritikuar si “ndarëse” të botës, po bashkon të gjithë botën në një. Kështu ka ndodhur edhe me nismën që po ju prezantojmë sot. Është një gjetje për realitetin shqiptar, ku masat janë të rrepta dhe të gjithë duhet të vrapojnë për të bërë pazaret. Por a keni menduar njëherë për mjekët dhe infermierët?! A e dini se kur ata dalin nga puna, të gjitha objektet e shërbimit janë mbyllur? Për këtë ka menduar “heroi im”. Është një platformë online e cila kërkon vullnetarë për t’ju bërë pazaret stafeve mjekësore si dhe për t’i ndihmuar ata me përditëshmërinë e tyre.

Njoftimi i vetë platformës:

Pandemia botërore e shkaktuar nga COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e jetesës të gjithsecilit prej nesh. Prej ditësh jemi mbyllur në shtëpi me sytë nga lajmet dhe shpresën se shëndetësia do të arrijë të shpëtojë të gjithë personat e prekur. Ndërkohë, një kategori e veçantë njerëzish ndodhet në vijën e parë të luftës dhe çdo ditë punon me vetëmohim dhe sakrificë të tejskajshme për të siguruar që ne, ata që qëndrojmë në shtëpi, të mos prekemi nga virusi. Ata janë mijëra Doktorë, Infermierë dhe Personel Sanitar, të cilët po punojnë çdo ditë me orare të zgjatura, duke vënë shëndetin e tyre në rrezik për të na shpëtuar ne, pjesën tjetër të popullsisë. Secili prej tyre është familjar dhe ka përgjegjësi të tjera në jetë, të cilat i ka lënë pezull për të na ndihmuar. Kur ata lënë turnin, dyqanet janë të mbyllura; lëvizjet në rrugë janë të ndaluara. Në këto kushte është në dorën tonë të ndihmojmë sadopak ata dhe familjet e tyre.

Ne, një grup vullnetarësh kemi menduar të kontribuojmë duke krijuar një platformë on-line, e cila synon të krijojë një rrjet vullnetarësh nga e gjithë Shqipëria, për t’i ardhur sadopak në ndihmë personelit shëndetësor dhe familjeve të tyre.

www.heroi-im.al është platforma on-line ku personat e interesuar regjistrohen si vullnetarë dhe ndihmojnë.

Platforma është e re, e hapur vetëm një ditë më parë, por menjëherë ka gjetur mbështetje nga një numër i madh njerëzish. Brenda 24 oreve te para jane rregjistruar 50 vullnetarë. Ne parashikojmë që numri të shtohet ndjeshëm në ditët në vijim kur nisma të promovohet mediatikisht.

“Platforma shërben për të lidhur njerëzit me njerëzit në nivel lokal dhe synon që të bëjë lidhjen direkte mes personit që dëshiron të ndihmojë dhe personelit shëndetësor. Mënyra e dhënies të ndihmës është e shumëllojshme, sipas mundësive personale të secilit. Mundësitë janë të shumta dhe në fund është në dorën e personelit shëndetësor nëse do i duhet ndihmë apo jo. Ne duhet të jemi gati që kur mjekët të kenë nevojë për ndihmë, të kemi një skemë funksionale në mënyrë që t’i vijmë në ndihmë”,- tha një nga administratorët e faqes. Ai shton se data-baza e vullnetarëve të regjistruar deri më tani i është dorëzuar ISHP, e cila nga ana e saj, fillimisht do t’ia vërë në dispozicion mjekëve të Spitalit Infektiv dhe në të ardhmen me shtimin e numrit të vullnetarëve edhe strukturave të tjera siptalore. Ne synojmë që deri në fund të javës tjetër të kemi një strukturë me mbi 1000 vullnetarë.

Vizito www.heroi-im.al

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëhu VULLNETAR AKTIV!

Përfshihu luftën kundër epidemisë!

Regjistrimi në këtë platformë është shumë i thjeshtë. Çdo person plotëson të dhënat e tij përmes formularit on-line dhe tregon se çfarë ndihme mund të ofroje. Lista i dërgohet çdo ditë ISHP dhe Institucionet e Kujdesit Shëndetësor apo strukturat e tjera nëse kanë nevojë të përdorin ndihmën e vullnetarëve i kontaktojnë ne vijim për detajet.

Kush mund të ndihmojë?

Të gjithë mund të ndihmojnë, por regjistrohuni vetëm nëse jeni të shëndetshëm dhe jo në grupin e rrezikut. Shërbimet tregtare janë të përjashtuara. 

E rëndësishme:

Ndihmoni të tjerët vetëm nëse jeni vetë me shëndet të mirë dhe nuk i përkisni grupit në rrezik. Jini të kujdesshëm për simptomat e koronavirus: temperaturë, ethe, lodhje, kollë e thatë, dhimbje të fytit. Respektoni masat dhe këshillat e qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment