Aktualitet

‘Heroi’ i cili ndaloi drejtuesin e mjetit në sheshin Skëndërbej: Duhej neutralizuar! Mu duk si akt terrorist

Ai është shprehur se në momentin kur ka parë që po vihej në rrezik jeta e qytetarëve ka ndërhyrë për ta neutralizuar. Më tej, i riu tha se ngjarja iu duk si akt terrorist. 
Featured image of article: ‘Heroi’ i cili ndaloi drejtuesin e mjetit në sheshin Skëndërbej: Duhej neutralizuar! Mu duk si akt terrorist Qytetari

TIRANË– Qytetari i cili gjendej në sheshin ‘Skendërbej’ e që neutralizoi të riun me makinë ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Klodiani, quhet i riu i cili e ndaloi Nertil Qazimin, e që ndodhej në shesh së bashku me dajën e tij. Ai është shprehur se në momentin kur ka parë që po vihej në rrezik jeta e qytetarëve ka ndërhyrë për ta neutralizuar. Më tej, i riu tha se ngjarja iu duk si akt terrorist.

“Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, tha Klodiani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E RËNDË/ Shoferit i prishen frenat dhe hyn me makinë në sheshin Skënderbej, qindra qytetarë dhe fëmijë shpëtojnë në fije të perit, një djalë HERO neutralizoi situatën

(a.b)/dosja.al

Shto Koment