Politike

Heqja e titullit të Veton Surroit, flet për herë të parë prefekti i Kukësit, Kuçana: Këshilli s’ka të drejtë ta bëjë këtë gjë, do e rishikoj

Paraprakisht, ai paralajmëron rrëzimin e këtij vendimi, teksa shton se këshilli nuk ka të drejtë që heqë tituj.
Featured image of article: Heqja e titullit të Veton Surroit, flet për herë të parë prefekti i Kukësit, Kuçana: Këshilli s’ka të drejtë ta bëjë këtë gjë, do e rishikoj Zenel Kuçana

TIRANË– Zenel Kuçana, prefekti i Kukësit ka folur për herë të parë pas vendimit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” ndaj Veton Surroit. Në një intervistë Abcnews.al, Zenel Kuçana u shpreh se dosjen do ta shikojë dhe në momentin e duhur do të vendosë.

Paraprakisht, ai paralajmëron rrëzimin e këtij vendimi, teksa shton se këshilli nuk ka të drejtë që heqë tituj.

Intervista e plotë

Zoti Gjici, tha sot se në fund e ka në dorë Prefekti?
Patjetër, do të pres kohën e nevojshme, do ta studioj bazën ligjore dhe të veproj në bazë të ligjit, rregullave.

Argumentet janë bërë publike, mbi të cilat u mor vendimi, ju cfarë mendoni?
Kur të kem dosjen përpara, do ta dal në një konkluzion dhe do të marr vendimin e duhur brenda ligjit.

Po deklaratën e kryeministrit do ta merrni parasysh në vendim?
Gjithsesi duhet parë ligji nëse bazohet kund për ta hequr një titull ose kush e ka tagrin, nëse e ka, do të shihet hap pas hapi dhe do ta dilet në një konkluzion të drejtë. Unë do të shoh dosjen, do ta krahasoj me ligjin dhe do të marr vendimin e duhur në kohën e duhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një opinion për zotin Surroi keni?
Nuk mund të jap asnjë opinion tani sepse nuk ka më luftë klasash, dicka tjetër, nuk mund të bësh veprime, ajo ka 5 vite. Rezervohem që të jap prononcime të tilla. Ka 5 vite që është dhënë si titull, nuk mban përgjegjësi ai këshill që ka dhënë titullin se cfarë do të bëjë vetoni pas 5 viteve.

Shkelja nuk besoj se është aq e rëndë?
Nuk e di nëse ka kompetencë ligjore ky këshill për ta marrë atë vendim.

Këshilli e ka një të drejtë?
Unë di që këshilli ka të drejtë që të japë dhe jo të heqë. Me ato njohuri që kam deri tani, megjithatë do e shoh.

Po për të hequr kush ka të drejtë?
Duhet hapu ligji, sikur parashkruhet në ligj.

Publicistit dhe politikanit Veton Surroi, ditën e sotme i është hequr titulli “Nderi i Qarkut Kukës” që e kishte marrë në vitin, 2015 nga Këshilli i Qarkut Kukës. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e mbajtur sot. Gjici, në videon e publikuar, kërkonte me ngulm që t’i hiqej Surroit titulli i vënë, pasi sipas tij po bënte fushatë kundër UÇK-së. kryeministri Rama e cilësoi lajthitje kolektive këtë vendim, gjë që bëri që Gjici të tërhiqej e të kërkonte ndjesë. Vetë Surroi tha se ishte vendim politik dhe se ishte lajmëruar nga lajmet për këtë gjë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment