Rajoni

Heqja e taskës 100%, 16 kamionë me mallra hyjnë nga Serbia në Kosovë

Mediat në Kosovë, bëjnë me dije se sipas zyrtarëve doganorë të kësaj pike, të tre këta kamionë kanë sjellë lëndë të parë në Kosovë.
Featured image of article: Heqja e taskës 100%, 16 kamionë me mallra hyjnë nga Serbia në Kosovë Foto ilustruese

KOSOVË- Dymbëdhjetë orë pas largimit të taksës prej 100% për produktet serbe e boshnjake, në Kosovë kanë hyrë gjashtëmbëdhjetë kamiona me mallra nga Serbia. Tre prej tyre, gjatë së mërkurës kanë kaluar nëpër pikën kufitare në Merdarë.

Mediat në Kosovë, bëjnë me dije se sipas zyrtarëve doganorë të kësaj pike, të tre këta kamionë kanë sjellë lëndë të parë në Kosovë.

Nga ora 12 e mesnatës së 31 marsit, me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë liruar nga tarifa prej 100%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria e Albin Kuritt ka vendosur që të herë taksës 100% duke i hapur mundësi shkëmbimit të lirë tregtar me Serbinë. Tarifa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake u vendosnga qeveria e Ramush Haradinaj vitin e kalaur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment