Politike

Heqja e pasaportave diplomatike për futbollistët, Vojo Bregu: Vesi del me shpirtin, cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën mos t’i kenë, Xhaçka flet për dinjitet e krenari

Në një status në Facebook, Bregu ka publikuar dokumentin që hedh poshtë statusin e ministres Olta Xhaçka, e cila shprehej se në fakt futbollistëve thjesht u ka skaduar pasaporta, pasi do ta rimerrnin.
Featured image of article: Heqja e pasaportave diplomatike për futbollistët, Vojo Bregu: Vesi del me shpirtin, cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën mos t’i kenë, Xhaçka flet për dinjitet e krenari Vojo Bregu
Përditësuar:

TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu e ka konsideruar të paarsyeshme heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e ekipit kombëtar. Në një status në Facebook, Bregu ka publikuar dokumentin që hedh poshtë statusin e ministres Olta Xhaçka, e cila shprehej se në fakt futbollistëve thjesht u ka skaduar pasaporta, pasi do ta rimerrnin.

Sipas Bregut, në shkresë vërtetohet fakti se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”, ndërsa Xahçka flet për dinjitet e krenari.

“Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë-një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese. Ministrja Olta Xhaçka nuk na kurseu as kësaj here postimin patetik të radhës mbushur me fjalë si mirënjohje, krenarë, dinjitet etj. Ajo që në fakt nuk është e dinjitetshme është mënyra si ministrja dhe Rilindja në përgjithësi trajtojnë çdo çështje si emergjencë PR të cilës i përgjigjen me të pavërteta. Kjo shkresë e vërteton faktin se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”. Ironia është se shumë nga këta futbollistë, përfshirë ish trajnerin De Biasi, nuk kanë nevojë për këtë privilegj pasi vazhdojnë karrierat e tyre pavarësisht pasaportës diplomatike, ama ky rast simbolizon më së miri mentalitetin rilindas të benefiteve në këmbim të nënshtrimit. Edhe në ditët e fundit, kjo qeveri bën çdo gjë që ka në dorë për tu hakmarrë. Vesi del me shpirtin,”- shkruan Bregu.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Dje, në mënyrë të papritur, Ministria e Jashtme ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se duhet të dorëzojë pasaportat që vetë kjo Ministri dhe qeveria i ka dhënë në vitin 2016 delegacionit dhe futbollistëve të Kombëtares, kur i konsideroi heronj për pjesëmarrjen në Europian dhe ambasadorë të vendit tonë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment