Sociale

Heqja e kalldrëmeve në Gjirokastër, Sokol Shameti ironizon: Pas lufte do ta rindërtojmë edhe më historike

Shameti në reagimin e tij kujton një deklaratë të një gjenerali serb në luftën në Bosnjë, i cili kërkonte të shembte një urë dhe thoshte se do ta ndërtonte më të vjetër dhe më historike pas luftës.
Featured image of article: Heqja e kalldrëmeve në Gjirokastër, Sokol Shameti ironizon: Pas lufte do ta rindërtojmë edhe më historike Sokol Shameti dhe kalldrëmi në Gjirokastër

TIRANË- Gazetari Sokol Shameti në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me restaurimin që po bëhet në zonën historike në Gjirokastër.

Shameti në reagimin e tij kujton një deklaratë të një gjenerali serb në luftën në Bosnjë, i cili kërkonte të shembte një urë dhe thoshte se do ta ndërtonte më të vjetër dhe më historike pas luftës.

 “Pazari i vjetër i Gjirokastrës, 2019. Kur përfaqësuesit e OKB-së iu lutën gjeneralit serb në Bosnje të mos e bombardojë urën e Mostarit për shkak të vlerave të saj historike dhe vjetërsisë, ai dha përgjigjen legjendare: “Pas lufte do ta rindërtojmë edhe më historike, edhe më të vjetër”.”, shkruan Shameti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Gjirokastër prej disa ditësh kanë nisur punimet për rehabilitimin e zonës historike (Lexo këtu), ku janë shkulur të kalldrëmet në rrugica.

Kjo gjë ka ngjallur shumë debat mers qytetarëve të cilët, thonë se nuk është konsultuar njeri me ta, po ashtu dhe shumë arkitekt e njerëz të medias, shprehen kundër këtij vendimi të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment