Aktualitet

‘Ai është një gjeni’/ Henri Çili gjen veten tek libri i Franz Kafkës: Drejtësia në Shqipëri është skandaloze

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili e ka krahasuar procesin e tij gjyqësor të ngjashëm me librin e shkrimtarit të njohur, Franz Kafka.
Featured image of article: ‘Ai është një gjeni’/ Henri Çili gjen veten tek libri i Franz Kafkës: Drejtësia në Shqipëri është skandaloze Henri Çili dhe Franz Kafka

TIRANË– Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili ka qënë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ku edhe ka folur për çështjen e tij gjyqësore.

Në fjalën e tij, Çili e ka krahasuar procesin e tij gjyqësor të ngjashëm me librin e shkrimtarit të njohur, Franz Kafka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nga procesi im m’u kujtua procesi i Kafkës, dhe prandaj ai është një gjeni. Jeni akoma mbështetës i Reformës në Drejtësi? Jam ende, por sistemi ka gropa aq të mëdha. Drejtësia në Shqipëri është në nivel skandaloz. Avokatët e mi po ndjekin çështjen. Unë ndjeva për detyrë që të thoja fjalën time,”-tha botuesi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment