Showbiz

‘Hëngri’ kokën e Valdrin Pjetrit, Gaz Bardhi relaksohet me uiski dhe cigare, nuk harron shokët (Foto)

  • “Fati i Shkodrës s’mund të lidhej me fatin tim”, Valdrin Pjetri tërhiqet nga marrja e mandatit
  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike po shijon triumfin e tij ndaj Pjetrit.
    Featured image of article: ‘Hëngri’ kokën e Valdrin Pjetrit, Gaz Bardhi relaksohet me uiski dhe cigare, nuk harron shokët (Foto) Gazmend Bardhi në lokal
    Përditësuar:

    TIRANË– Teksa një ditë më parë kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër u tërhoq nga vendimi për t’u betuar si kryebashkiak i këtij qyteti, Gazmend Bardhi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike që publikoi dokumentet ku tregohej dënimi i socialistit, po shijon triumfin.

    Me cigare dhe një gotë uiski përpara, Bardhi nuk ka humbur kohë të relaksohet në një nga lokalet në kryeqytet, pasi ‘hëngri’ kokën e Pjetrit. Në momentin e fotografimit, Sekretari i PD-së shoqërohej në tavolinë edhe me dy burra të tjerë, me siguri miqtë e tij.

    Megjithatë duhet të kujtojmë se Bardhi ka theksuar se nuk do të ndalet deri ën largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas akuzave të shumta dhe publikimit të dokumentave nga Partia Demokratike, Valdrin Pjetri ka vendosur që të tërhiqet nga marrja e Bashkisë së Shkodrës. Pjetri javën e fundit ka qenë nën akzua nga PD, e cila kërkoi pikërisht dorëheqjen e tij. Pas publikimit të akuzave reagoi PS dhe vet Edi Rama, të cilët “i kthyen shpinën”, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin. Prokuroria ka nisur verifikimet për Pjetrin, i cili tashmë ka vendosur që të luftojë për të nxjerrë deri në fund të vertetën.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment