Aktualitet

Helmohen kafshët në Gjirokastër! Katërputroshët dergjen të ngordhur në rrugë, dyshime se mund ta ketë punonjësi i bashkisë, Golemi: Pamje dashakeqe, ne nuk vrasim asnjë gjallesë

VIDEO
Faxweb publikon edhe një video ku në vendin ku janë helmuar kafshët, shihet një punonjës i bashkisë. Por, duhet theksuar se personi me uniformën e Bashkisë së Gjirokastrës, i cili nuk është identifikuar ende, nuk duket nëse ka shpërndarë apo jo helmin, ndaj nuk dihet nëse ka qenë ai që ka helmuar kafshët apo është gjendur rastësisht nga vendi i ngjarjes.
Featured image of article: Helmohen kafshët në Gjirokastër! Katërputroshët dergjen të ngordhur në rrugë, dyshime se mund ta ketë punonjësi i bashkisë, Golemi: Pamje dashakeqe, ne nuk vrasim asnjë gjallesë Kafshët e helmuara
Përditësuar:

GJIROKASTËR– Në Gjirokastër po helmohen dhe po vriten kafshë! Faxëeb ka publikuar një video të tmerrshme ku shihet se si katërputroshët e gjorë përpëliten, pasi kanë marrë helmin. Të helmuar, kafshët, të cilat një pjesë ishin marrë nën kujdestarinë e ambientalistëve, pronarëve të bizneseve apo të turistëve, janë braktisur në rrugë, ku siç shihet nga pamjet, qëndrojnë të ngroshura në rrugë.

Faxweb publikon edhe një video ku në vendin ku janë helmuar kafshët, shihet një punonjës i bashkisë. Por, duhet theksuar se personi me uniformën e Bashkisë së Gjirokastrës, i cili nuk është identifikuar ende, nuk duket nëse ka shpërndarë apo jo helmin, ndaj nuk dihet nëse ka qenë ai që ka helmuar kafshët apo është gjendur rastësisht nga vendi i ngjarjes.

E vetmja gjë që përkon, është ora në të cilën janë helmuar kafshët, me atë që ka mbërritur edhe punonjësi i bashkisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për lajmin në fjalë, bashkia e Gjirokastrës ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Bashkia shprehet se nuk është aspak e vërtetë që është dhënë urdhër për helmimin e kafshëve nga ata dhe se pamjet nuk tregojnë asgjë.

“NUK ËSHTË E VËRTETË që ne vrasim kafshët ! PAMJET NUK TREGOJNË ASGJË! NE KEMI PËRKUSHTIM për mbrojtjen e kafshëve, respektojmë dhe mbështesim projektet dhe konventat europiane për mbrojtjen e tyre. KUSHDO QË KONSTATON abuzim me kafshët t’i denoncojë në Polici e Prokurori. Pamjet e publikuara në mos janë dashakeqësi për të dëmtuar Gjirokastrën, janë të nxituara dhe që sërish bëjnë dëm në perspektivën tonë zhvillimore,”- shkruan Bashkia Gjirokastër në Facebook.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment