Aktualitet

Helmimi në Shupenzë, dy prej nxënësve nisen me helikopter drejt Tiranës

Nxënësit shprehen se ishin në pushimin e gjatë dhe kur u futën në klasë ndjenë aromën e një parfumi.
Featured image of article: Helmimi në Shupenzë, dy prej nxënësve nisen me helikopter drejt Tiranës Në foto fëmijët e helmuar

BULQIZË- Dy nga të rinjtë që u helmuan paraditen e sotme në gjimnazin në Shupenzë të Dibrës, do të marrin mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës dhe për këtë arsye janë nisur për në kryeqytet me helikopter.

Ndërkohë, raportohet se është stabilizuar gjendja e tetë nxënësve të tjerë që janë të shtruar në spitalet e Peshkopisë dhe të Bulqizës. Nxënësit shprehen se ishin në pushimin e gjatë dhe kur u futën në klasë ndjenë aromën e një parfumi.

Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, i cili ka shkaktuar helmimin e disa nxënësve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në Shupenzë, ku janë helmuar 9 nxënës, 5 prej të cilëve janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës me dy autoambulanca dhe 2 të tjerë janë nisur me helikopter drejt Tiranës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment