Rajoni

Helmimi i zyrtarëve kosovarë me fletëvotimet e ardhura nga Serbia, BE: Po monitorojmë situatën

BE ka konfirmuar se kjo situatë po vëzhgohet nga afër nga Misioni për Zgjedhje i Bashkimit Europian.
Featured image of article: Helmimi i zyrtarëve kosovarë me fletëvotimet e ardhura nga Serbia, BE: Po monitorojmë situatën Ambulanca duke marrë të helmuarin
Përditësuar:

KOSOVË- Helmimi i 26 zyrtarëve kosovarë nga fletët e votimit të ardhura nga Serbia nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Bashkimit Europian. “Po monitorojmë nga afër këtë çështje”, kështu kanë konfirmuar për mediat në Kosovë nga Bashkimi Europian.

BE ka konfirmuar se kjo situatë po vëzhgohet nga afër nga Misioni për Zgjedhje i Bashkimit Europian. Maja Kocijançiç ka thënë se kanë parë raportimet për fletë votimet e ardhura nga Serbia, duke shtuar se janë duke pritur rezultatet që do dalin nga hetimet.

Ne kemi parë raportimet në lidhje me numërimin fletëve të votimit nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimeve në vazhdim. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiç.

Ditën e djeshme 26 zyrtarë kosovarë janë helmuar dhe kanë përfunduar në spital, pas alergjisë që u shkaktuan fletët e votimit të ardhura nga Serbia. Hetimet për këtë çështje janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Në lidhje me këtë ngjarje Serbia hodhi akuza kundër Kosovës. Ndërkohë sot presidenti Thaçi ka mbledhur kryetaren e KQZ, Valdete Dakën, kreun e AKI-së, Shpend Maxhunin si dhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment