Editorial

Helmimi i Navalny, Trump nuk nxitohet: S’ka prova që e ka bërë Rusia, por do zemërohesha shumë nëse…

Presidenti Donald Trump tha se dëshioronte që të shihte fakte që Rusia fshihej pa sulmit duke evidentuar se kishte një marrëdhënie të mirë me homologun, Vladimir Putin.
Featured image of article: Helmimi i Navalny, Trump nuk nxitohet: S’ka prova që e ka bërë Rusia, por do zemërohesha shumë nëse… Donald Trump

SHBA– Presidenti Donald Trump është shprehur i rezervuar kur ka folur për helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Trump tha se dëshioronte që të shihte fakte që Rusia fshihej pa sulmit duke evidentuar se kishte një marrëdhënie të mirë me homologun, Vladimir Putin.

“Ne nuk kemi parë ende prova. Kur t’i kemi do t’i shqyrtojmë dhe do ta marrim rastin shumë seriozisht. Helmimi i tij është tragjik dhe i tmerrshëm. Nëse qeveria ruse fshihet pas këtij akti, do zemërohem shumë. Por tani nuk kam fakte.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BE, NATO, Parisi dhe Londra tashmë po bëjnë presion në Moskë për rastin e Navalny, i cili po trajtohet në një spital të Berlinit. Ndërsa Moska kategorikisht mohon përfshirjen në çështjen e Navalny, edhe pse është i vetmi vend në botë që prodhon helmin.

Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. 44 vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment