Aktualitet

Helmimi i 50 nxënësve në Postribë/ Flet mjekja Rezarta Bazhdari: S’ka vend për panik, janë marrë mostrat për analiza

Bazhadari thotë se aktualisht ndodhen 8 nxënës të shtruar dhe se situata tashmë është në kontroll. Ajo thotë se nuk ka vend për panik, teksa shton se  janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentët shkaktues.
Featured image of article: Helmimi i 50 nxënësve në Postribë/ Flet mjekja Rezarta Bazhdari: S’ka vend për panik, janë marrë mostrat për analiza Foto ilustruese

SHKODËR– Shefja e shërbimit në repartin infektiv Rezarta Bazhdari ka folur mbi situatën e të nxënësve të shtruar në  spital, të cilët përfunduan në spital ditën e djeshme, pasi u helmuan nga ushqimi.

Bazhadari thotë se aktualisht ndodhen 8 nxënës të shtruar dhe se situata tashmë është në kontroll. Ajo thotë se nuk ka vend për panik, teksa shton se  janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentët shkaktues.

Për 24 orë janë paraqitur 34 raste. 8 ndodhen të shtruar, ndërkohë që situata është nën kontroll. Nuk ka vend për panik. Spitali po e përballon situatën. Edhe këto raste janë më intoksikim. Janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentet shkaktues. Jemi në kontakt me familjarët për ti qetësuar ata sepse situata është e menaxhueshme”, shprehet mjekja Bazhdari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Brenda dy ditëve të fundit, rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë janë paraqitur në urgjencën e spitalit. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it.

Përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa është shprehur se duhen pritur konkluzionet e analizave për të dalë në një përfundim, duke hedhur hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment