
SHKODËR– Zbulohet shkaku i helmimit të 61 nxënësve në Shkollën e bashkuar “Adem Haxhia” në Postribë.
Sipas analizave të bëra nga Drejtoria e Shëndetit Publik ka rezultuar se ushqimi ka pasur salmonelë.
“Shkak i helmimit ka qënë bakteri i salmonelës në ushqimin që fëmijët kanë konsumuar,“-thonë burime nga DSHP.
Disa ditë më parë 61 nxënës u shtruan me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi kishin simptoma helmimi nga ushqimi i “Fast-Food”-i pranë shkollës. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it.
Ndërsa përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa hodhi hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.
(k.m/dosja.al )