Aktualitet

“Hello!”/ I vetëm tek-pullë, Artan Hoxha mbërrin në SPAK, takohet me njeriun e afërt jashtë Prokurorisë së Posaçme: Ça bone…? (VD)

  • Artan Hoxha u mor nga Forcat Operacionale: SPAK e nisi me mua, çuna…
  • Siç duket edhe nga pamjet e ABC News, Hoxha ka mbërritur para ambienteve të SPAK i vetëm dhe ka takuar një kameraman me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë, i cili ndodhej pranë një makinë, të cilit i është drejtuar me fjalët: Ça bone?
    Featured image of article: “Hello!”/ I vetëm tek-pullë, Artan Hoxha mbërrin në SPAK, takohet me njeriun e afërt jashtë Prokurorisë së Posaçme: Ça bone…? (VD) Artan Hoxha në SPAK

    TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të dhënë deklarimet e tij lidhur me videon e publikuar, ku shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë.

    Siç duket edhe nga pamjet e ABC News, Hoxha ka mbërritur para ambienteve të SPAK i vetëm dhe ka takuar një kameraman me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë, i cili ndodhej pranë një makinë, të cilit i është drejtuar me fjalët: Ça bone?

    Ndërsa në sfond dëgjohet dikush tjetër që i flet anglisht dhe i thotë “Hello”, fjalë e cila përkthehet përshëndetje.

     

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Menjëherë pas Artan Hoxhës, në orën 17:00 deklarimet para prokurorëve të SPAK do t’i japë edhe kryebashkiaku Lefter Alla, ku i fundit është shoqëruar nga avokatët e tij.

    Një ditë pas publikimit të videos, kryebashkiaku i Bulqizës, akuzoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji se ka montuar videon ku ai shihet duke thithur kokainë, njësoj siç bëri me ‘Babalen’. Lefter Alla tha se ka një vit që ka dijeni për këtë video-montazh, por ka patur besim tek drejtësia, megjithëse nuk dha detaje për arsyet pse nuk ka reaguar për një vit radhazi që ka qenë nën shantazhin e një montazhi. Pamjet u publikuan dje, nga gazetari investigativ Artan Hoxha në Abc News, ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqej duke konsumuar ‘kokainë’.  Alla tha dje se video është montazh dhe se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi. PS e distancuar deri më tani për këtë rast.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment