LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Helena Kadare rrëfen 16 vitet me Ismailin në shtëpinë-studio: Ankthi kur shkruante ‘Dimrin…’

6 Qershor 2019, 11:10 Nga DOSJA

As ai vetë s’di ta shpjegojë se si, por rezistoi, dhe tanimë hapat e vizitorëve do të ndihen teksa ngjisin shkallët më shpesh. Aty ka jetuar Ismail Kadare. Shenja gjigante “K” ta rrëfen që në hyrje, përpara se të mbërrish në kat të tretë për të vizituar nga afër tanimë “Shtëpinë-studio Kadare”. Një shtëpi muze (edhe pse shkrimtarit Ismail Kadare nuk i pëlqen kjo fjalë), që sipas bashkëshortes së tij, Helenës, do të jetë e plotë vetëm kur të jetë e tillë edhe banesa një kat më sipër, ajo e Dritëro Agollit. “Të dyja shtëpitë të hapura për publikun, kanë më shumë kuptim, më shumë vlerë”, rrëfen shkrimtarja për “Panoramën”.

Zonja Kadare, ç’ndjesi ju ngjalli të shkonit në shtëpinë, ku keni jetuar së bashku me familjen për më shumë se 16 vjet me një tjetër status, si vizitore?

Nuk e kisha menduar asnjëherë se apartamenti, ku kemi jetuar për më shumë se 16 vjet, që nga viti ’73, brenda të cilit kemi përjetuar kaq shumë ngjarje, herë të gëzueshme, e here jo të gëzueshme, por më shumë të parat, një ditë do të hapej për publikun. Aty kemi kaluar ndodhi të panjohura në sytë e njerëzve, të njohura pjesërisht apo të tjetërsuara, në një prizëm joreal. Dhe, natyrisht, fakti që tanimë të gjithë mund të shikojnë vendin, ku ne kemi përjetuar kaq shumë ngjarje intime, mua më shkaktonte një ndjesi krejt të veçantë, të papërshkrueshme. Krahas emocionit, që ishte shumë i fortë, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që ne nuk banojmë më aty (që prej 1989-ës), kisha brenda vetes një lloj droje, ose si të thuash turpi. Një ndjenjë e kuptueshme, pasi ato objekte apo fakte që i konsideron si shumë personale, ajo pjesë intime e jetës sonë, tani është e hapur për sytë e të gjithëve. E konsideroj si të guximshme idenë e Bashkisë së Tiranës për ta bërë atë që ishte banesa jonë, Shtëpi-studio, siç ata e kanë quajtur me elegancë. Konceptimi i tyre është një gjetje shumë e bukur. Fatmirësisht, e njëjta gjë do të bëhet edhe për shtëpinë e shkrimtarit tjetër të njohur, që ka jetuar sipër nesh, Dritëro Agollit. Dhe kjo e plotëson atë kuadrin e të qenurit një Shtëpi-studio. Të dyja shtëpitë të hapura për publikun kanë më shumë kuptim, më shumë vlerë.

Siç e cekët më sipër, krahas sendeve, pjesë e kujtimeve të atij objekti, janë edhe njerëzit. Po në atë pallat të projektuar nga arkitekti Maks Velo, kanë jetuar edhe Dritëro Agolli me kompozitorin Feim Ibrahimi. Çfarë kujtimesh ruani nga të dyja familjet?

Jeta ka bërë që unë me të dyja familjet, më saktë me bashkëshortet, përkatësisht të shkrimtarit, Sadijen dhe kompozitorit, Verën, të kem raporte të mira. Me gruan e Dritëroit kemi qenë bashkë në një shkollë, kemi fjetur në një konvikt, pra, kemi pasur një miqësi rinie shumë të hershme. Ndërsa, me bashkëshorten e Feim Ibrahimit, Verën, kemi punuar bashkë në një shtëpi botuese, në një redaksi. Kuptohet që në të dyja rastet isha shumë e lidhur me të dyja. Nga ana tjetër, Ismaili shkonte në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve përditë, dhe aty Feimi ka qenë sekretar për muzikën, ndërsa Dritëroi kryetar dhe kontaktet e tyre ishin më të shpeshta.

kadare shtepia1

Në këtë konceptim të ri, sa është ruajtur nga shtëpia juaj e dikurshme?

Arkitektja italiane Elisabetta Terragni kishte bërë një punë të admirueshme. Gjithçka ishte trajtuar në themele, me një koncept krejtësisht të ri dhe bashkëkohor, por duke ruajtur frymën e njeriut që ka jetuar dhe punuar atje, Ismailit. Arredimi ishte sa i papritur, aq edhe i guximshëm. E them këtë, pasi nuk ruante asgjë nga ajo që mund të dukej edhe banale, jeta e njeriut në përditshmëri. Pasi, jeta krijuese është tjetër, ndërsa përditshmëria është ajo që kanë të gjithë. Ajo i ishte shmangur bukur kësaj pjese, pasi nuk do të ishte e këndshme të shikoje një arredim të tipit: Këtu ka ngrënë…, ose këtu ka fjetur… Fatmirësisht, s’kishte asgjë të tillë. Ndërsa, studioja ishte pothuajse ajo ku ka punuar, aty afër oxhakut.

Një oxhak, për të cilin në Tiranën e asaj kohe ishte krijuar gati një legjendë urbane. Njerëzit flisnin për këtë “habitat” të veçantë krijues të shkrimtarit…

Oxhaku ku Ismaili punonte rregullisht është bërë me shumë përpjekje nga të gjithë miqtë tanë. Pasi vërtet që arkitekti e bëri vendin ku duhet të ishte oxhaku, por për ta ndërtuar duheshin tulla jo të zakonshme, të quajtura “shamot”. Në atë kohë e mësova dhe unë një fakt të tillë! Mirëpo, këto, në treg nuk mund të bliheshin, ndaj kushdo nga miqtë tanë që shkonte lart e poshtë Shqipërisë sillte me vete nga një tullë të këtij lloji. Disa i kanë sjellë të fshehura nëpër xhepa, në gjoks etj., e kështu u desh shumë kohë, derisa arritën të grumbullohen, që oxhaku të bëhej. Është e vërtetë që ai është vendi më interesant, më i bukuri i shtëpisë, sepse aty janë bërë veprat kryesore të Ismailit. Dhe kishte ngelur, siç ka qenë. Ndërsa, pjesa tjetër, si për shembull dhoma e vajzave kishte diagramat e botimeve, 180 botime të bëra në vende të ndryshme. Aty do të vendosen dhe këta libra, të cilat ende s’kanë arritur t’i mbledhin, mirëpo është shumë e kollajtë që t’i gjesh nëse i kërkon në librari.

kadare-house

Në “Shtëpinë-studio Kadare”, në sirtarë, gjenden gjithashtu disa objekte të vajzave tuaja; vizatime, fotografi, vlerësime note të vegjëlisë. Si e kanë pritur ato këtë ide?

Në fakt, ato nuk janë në dijeni për këtë, madje edhe për mua ishte një surprizë. Kjo, pasi, kur ne ikëm nga ky apartament për t’u zhvendosur aty ku jetojmë tani, unë mendova se i kisha mbledhur të gjitha sendet me vlerë. Ndaj u habita, kur nëpër rafte pashë dëftesat e notave të vajzave. U emocionova, pasi kanë qenë nxënëse shumë të mira, po ashtu më prekën vizatimet e tyre të vegjëlisë. Vajzat ende nuk dinë gjë, pasi doja t’ua thosha përmes një fotografie, një materiali, që e pres nga stafi, që e ka realizuar këtë.

Te dhoma e kinemasë, krahas projeksioneve të momenteve që kanë në fokus Ismail Kadarenë, shfaqen edhe filmat “Ballë për ballë” i shkrimtarit si dhe “Nusja e shtetrrethimi”, skenarin e të cilit e keni realizuar ju. Ishte kjo një përzgjedhje e menduar apo rastësore?

Ajo dhomë ka qenë kuzhinë. Ishte errësuar krejtësisht dhe aty shfaqen non stop dokumentarë të ndryshëm, intervista të Kadaresë, të dhëna filmike apo edhe momente kur Kadare kalonte në rrugë. Kanë bërë një punë të mrekullueshme (Iris Elezi, Piro Milkani, Thomas Logoreci), sepse kanë hulumtuar filma e dokumentarë të tërë për të gjetur se ku mund të ishte Ismaili. Madje, herë pas here shfaqeshin momente të ndryshme, që as unë nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte sa e bukur dhe befasuese t’i shikoje të gjitha këto. Ndërsa, përzgjedhja e filmave mendoj se është rastësore. Madje, mund t’ju them një fakt interesant lidhur me këtë. Ne kemi pasur disa hapësira të veçanta në tavan për të vendosur dorëshkrimet tona. Kemi jetuar aty kaq shumë vite, kështu që merreni me mend për sa shumë dorëshkrime bëhet fjalë. Kur u larguam, disa i kemi marrë e të tjera i kemi harruar në tavan. Një ditë, vajzat e stafit më thonë se kemi gjetur skenarin që ke bërë për filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”, unë u habita. Kanë kaluar kaq shumë vite edhe u befasova kur pashë shkrimin tim.

kadare shtepia

Si e keni përjetuar këtë procesin kinematografik, të kthimit të veprave në film? Sa përfshihej Kadare gjatë realizimit dhe sa e entuziazmonte produkti final?

Të jem e sinqertë, sa herë që është dashur të bëhet një film bazuar në këto vepra e kam pasur të vështirë. Ngërçet qëndronin te fakti se çfarë lejohej, e çfarë jo. Ndaj s’mund të thuhet se kanë qenë të gjitha mundësitë e lira për ta bërë filmin. Unë po ju rrëfej një rast shumë interesant, atë të “Prilli i thyer” (filmi “Përtej diellit”). Regjisori i njohur brazilian Walter Sales, për të realizuar filmin ka ardhur disa herë në Paris, ku ka bërë disa takime me Ismailin. Ai na tregoi se zakonet e gjakmarrjes në mënyrë shumë të ngjashme janë edhe në një zonë të thellë të Brazilit. Një mbrëmje ne darkojmë me të dhe na tregon se zakone si këto ishin edhe në një zonë të thellë të Brazilit, dhe se aty donte ta xhironte filmin. Ismaili e ka pasur zakon, që jo vetëm në këtë rast, kush ka dashur ta dramatizojë veprën e tij thoshte: “Ajo është një vepër më vete, varet nga regjisori dhe nuk më takon mua”. Ndaj, s’ka ndërhyrë asnjëherë, që të jepte mendim se si duhej të bëhej. Mirëpo, kur filmi u shfaq për herë të parë në Bienalen e Venecias (6 shtator, 2001), unë i thashë Ismailit: Ky film s’më ngjan me librin. “S’kemi ç’bëjmë, ai është regjisori”, m’u përgjigj Ismaili. Pra, ideja ishte marrë nga libri, por i realizuar në një fshat të Brazilit dhe ndoshta ngaqë personazhet ishin të huaj, mua ai film më dukej i huaj, i largët. E vetmja gjë që më bëri përshtypje ishte ajo këmisha e gjakosur, që rrinte varur dhe regjisori tha: “Kështu e kemi edhe ne atë zakon”… Pra, për të bërë filmat e tij, ka qenë gjithmonë e vështirë. Por, deri tani, nuk ka pasur ndonjë film që atë ta entuziazmojë, qoftë edhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që është realizuar me aktorë shumë të mëdhenj, si Mastroianni, Michel Piccoli, Anouk Aimee etj.. Pra, edhe pse ka qenë një film elitar, shumë i mirë, nuk e ka entuziazmuar që të thoshte “Uau, sa bukur!”

Një hapësirë e veçantë i është dhënë edhe romanit, po ashtu filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Në dhomën e quajtur “Gjenerali”, një hapësirë të konsiderueshme merr edhe fotografia e aktorit protagonist të filmit, Marcello Mastroianni-t… Si ju duk kjo zgjedhje?

Fotografia e aktorit Mastroianni, që ka luajtur rolin e gjeneralit, ka hapur një diskutim të madh mes stafit dhe Ismailit. Për të nuk ishte aspak e përshtatshme vendosja e fotos aty. Ndërsa, unë e mendoja ndryshe, më dukej me vend, pasi ajo është vepra që bëri të njohur Ismailin në të gjithë Europën, për një kohë shumë të shkurtër. Jo vetëm libri, por edhe filmi është i njohur, aktori po ashtu. Mendoja se fotografia do të kujtonte librin. Mirëpo, Ismailit nuk i pëlqeu ideja që të vendosej fotografia e një aktori aty dhe diskutimi qe shumë i zjarrtë mes tyre. Nuk e di përfundimisht si do të zgjidhet…

“Shtëpia-studio Kadare”, ka qenë banesa juaj edhe në ’77-ën, kur u botua edhe libri “Dimri i vetmisë së madhe”, që do të pasohej me shumë polemika. Si i keni përjetuar ato momente?

Unë asokohe punoja në shtëpinë botuese, në redaksinë e biografive, ku duhet të isha tepër e kujdesshme që të mos më kalonte asnjë frazë që nuk pranohej nga sistemi. Bëhej një kontroll aq i tmerrshëm, saqë ishin dënuar shumë njerëz për këtë. Jo vetëm autorë, por edhe redaktorë, pasi kërkohej llogari se si mund të kishte shpëtuar një frazë që sistemi nuk e pranonte. Kur vija në shtëpi i ndizja Ismailit këtë oxhakun e famshëm, i bëja kafenë dhe nisesha për në punë. Kur kthehesha, ai kishte bërë pjesë të librit, e gjithmonë kishte dëshirë që ta lexoja. Kështu më tregonte pjesët nga “Dimri i vetmisë së madhe”. Unë, pavarësisht se e pëlqeja jashtëzakonisht shumë, rrija si e ngrirë kur hasja ato fraza, që në çdo rast tjetër, aty ku punoja duhet t’i hiqja. I thosha: Por, nuk lejohet, si e ke bërë? Ndërsa, ai ma kthente: “Unë të pyes nëse të pëlqen, me pjesën tjetër merrem unë! S’po të vendos në rolin e censorit, kërkoj të di mendimin tënd…” Kuptohet që në fund bëhej ajo që donte Ismaili, por unë isha gjatë gjithë kohës në ankth, pasi e dija se ato fraza nuk lejoheshin.

Si e kujtoni Kadarenë në momentet e tij të krijimit në “Shtëpinë-studio”?

Ishte kaq e çuditshme, pasi kur ai ulej të punonte ishte njeriu më i lumtur në botë. Harronte gjithçka ndodhte jashtë dhe ishte i entuziazmuar që bënte atë që donte. Krijonte pa u sforcuar, nëse kjo duhej bërë, e kjo jo. Shkruante siç e mendonte e pastaj bëheshin ato mbledhjet, ku fletët e tij herë shpëtonin e herë jo. Por dihet se jeta e tij ishte e mbushur me kritika, vrenjtje, plenume. Pavarësisht këtyre, ai ndihej i lumtur që bënte atë që donte dhe ndryshe nga ne të tjerët, nuk i vendoste vetes kufi. Ai e kishte këtë liri të brendshme, e prandaj e thotë shpesh: “Kam bërë letërsi normale, në një vend anormal”.

Ka pasur një ritual të veçantë të krijimit? E ruan ende?

Absolutisht po! Ai punonte shumë pak, si ai ekstrakti që bënte atë që duhej. Gjithë jetën unë e mbaj mend kështu; Punonte dy deri në dy orë e gjysmë, sa bënte dy faqe apo diçka më shumë me dorë, në fleta të vogla madje. Dhe gjatë kësaj kohe ishte shumë i lumtur. Në fund, kur përfundonte pjesën bënte me stilolaps një gjest në tavan, sikur gjuante me ndonjë revolver për të thënë: Mbaroi! E bëra atë që duhej! Mandej, pasi pinte edhe dy-tre cigare, kaq ka pirë gjithmonë, jo më shumë, dilte i lumtur të takonte miqtë, të pinte kafe. Këtë ritual ai nuk e ka ndërprerë gjatë gjithë jetës së tij. Edhe në Paris vazhdoi e njëjta gjë. Kështu, në kafenenë “Rostand”, ku ka shkruar edhe librin “Mëngjese në kafe Rostand”, në Vit të Ri, datë 1 janar, kur ai shkoi për të bërë si të thuash po atë rit. Nga ora 10 deri në orën 12 pa një çerek. Kafeneja atë ditë ishte bosh, por ai, pavarësisht nëse ishte ditë feste, pushimesh, do të ndiqte këtë itinerar, e pastaj ishte i qetë gjithë ditën. Pra, nuk ka punuar asnjëherë shumë, pasditeve mund të lexonte ose të bënte diçka tjetër, por kurrsesi të punonte. Thoshte: “Duhet ruajtur diçka në burim, që kur unë të ulem, të nesërmen të kem se ç’të shkruaj, jo të rri të mendoj se si do ta filloj frazën”. E linte atje ku e dinte se si do ta vazhdonte. Në fakt, shënimet që ai mbante ishin shumë më tepër se sa faqet që shkruante. Për shembull, për ato dy faqe e gjysmë që shkruante në ditë, shënimet ishin 10 faqe.

Nga veprat e tij të renditura në “Shtëpinë-studio”, deri te “Kur sunduesit grinden” e 2018-ës, cilën do të mund të veçonit?

Unë për një kohë të gjatë kam pasur për zemër “Ura me tri harqe”. Nuk e di pse, ajo vepër më godiste shumë, edhe tani që jua përmend juve, emocionohem. Është një libër shumë i dashur për mua, së cilës i rikthehem herë pas here.

Aktualisht, jeni duke shkruar diçka?

Unë po shkruaj disa tregime, temat e të cilave i kam në fletore prej shumë e shumë vitesh. Tani i kaloj me radhë, edhe shikoj çfarë mund të nxjerr prej tyre, sepse jo të gjitha më pëlqejnë.

Do t’i kemi këto tregime të botuara në një libër?

Shpresoj!

Marrë nga Gazeta Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dimri i vetmise se madhe helena kadare ismail kadare dimri i vetmise se madhe helena kadare ismail kadare

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni