Sport

Hektor Herrera humbet derbin e Madridit për arsye personale (?!)

Radio “Marca” njoftoi se mesfushori meksikan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës. Arsyeja? Personale…
Featured image of article: Hektor Herrera humbet derbin e Madridit për arsye personale (?!)
Përditësuar:

SPANJE – Hektor Herrera nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër Real Madridit. Siç është njoftuar nga radio “Marca”, meksikan do të mungojë për arsye personale. Pasi ai kishte kaluar Covidin, mesfushori ishte bashkuar me pjesën tjetër të ekipit që javën e kaluar.

Futbollisti ka qenë i pa fat këtë sezon, pasi nuk arriti që të konfirmonte veten te Atletiko, pas një viti të parë me pak rëndësi. Meksikani filloi të hynte në planet e Simeones, por me këtë mungesë, do të ketë 13 ndeshje në La Liga, që mesfushori i ka humbur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çuditërisht, ishte ndeshja kundër Real Madrid në fazën e pare, ku edhe filloi kalvari i meksikanit. Që nga ajo kohë, ai ka luajtur vetëm gjashtë minuta. Tani atij i duhet të fillojë nga e para, për të fituar vendin që ka humbur. Por për këtë, do t’i duhet një derbi tjetër sezonin e ardhshëm…

B.T (Dosja.al)

Shto Koment