Sport

Heineken, sponsor i Champions, ironizon Superligën: “Mos pini & filloni një ligë”!

Kompania holandeze e birrës është një prej atyre të shumtëve, që tani ndjehet e lumtur nga “shpartallimi” i Superligës së Europës
Featured image of article: Heineken, sponsor i Champions, ironizon Superligën: “Mos pini & filloni një ligë”!
Përditësuar:

HOLANDE – Superliga, pas 3 ditësh diskutimesh dhe ngritjes së mburojave nga tifozët, ka parë gradualisht largimin e njëra pas tjetrës, të pothuajse të 12 skuadrave promovuese. Kjo gjë natyrshëm në aspektin praktik, çoi edhe në dështimin e projektit.

Midis atyre, që mund të gëzohen për këtë rezultat, është edhe Heineken, kompania e mirënjohur e birrës, që sponsorizon Champions League. Ajo në Twitter ka zgjedhur ironinë për të festuar: “Mos pini & filloni një ligë”, shkruar kompania, duke shoqëruar gjithçka me hashtag #BetterTogheter (Më mirë së bashku).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment