Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Gati t’i jepte fund jetës, i riu nga Durrësi tenton të hidhet nga kati i 3-të, polici hero s’ja lëshon këmbën dhe e shpëton nga vdekja

Falë këmbënguljes së një efektivi të uniformave blu, një i ri nuk humbi sot jetën. Gjithçka ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar të Durrësit, rreth orës 15:00.
Featured image of article: PAMJE TË RËNDA/ Gati t’i jepte fund jetës, i riu nga Durrësi tenton të hidhet nga kati i 3-të, polici hero s’ja lëshon këmbën dhe e shpëton nga vdekja Pamje nga videoja

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të enjte nga policia. Siç shihet edhe nga këto pamje të dërguara në redaksinë e Tvklan.al, falë këmbënguljes së një efektivi të uniformave blu, një i ri nuk humbi sot jetën.

Sipas burimeve nga vendngjarja gjithçka ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, rreth orës 15:00.

Në video dallohet qartë efektivi që mban nga këmba të riun. Ky i fundit i kërkon ta lëshojë pasi do të hidhet nga kati i tretë i pallatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përpjekja për të shpëtuar të riun ka zgjatur disa minuta, teksa dallohet që ka qenë shumë e vështirë pasi i riu rezistonte.

Pastaj ai është dërguar në një ambulancë ku është transportuar në spitalin e Durrësit. Dyshohet se i riu vuante nga sëmundje mendore.

Marrë nga tvklan.al

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment