Showbiz

“Hë shpirt”, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nisin pushimet e verës, këngëtarja tregon momentet e bukura nga plazhi

VIDEO
Përmes një video të shkurtër në Instastory, Jonida ka treguar se këtë fundjavë po e kalon në jugun e Shqipërisë, e mesa duket teksa po kalojnë mirë nën shoqërinë e njëri tjetrit Jonida këtë moment të ëmbël e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.
Featured image of article: “Hë shpirt”, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nisin pushimet e verës, këngëtarja tregon momentet e bukura nga plazhi Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj.

TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi është një prej emrave më të përfolur të showbizzit shqiptar. Ajo ndan herë pas here momente nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram, e sëfundmi ka treguar edhe sesi po kalon ajo  me partnerin e saj, aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj.

Përmes një video të shkurtër në Instastory, Jonida ka treguar se këtë fundjavë po e kalon në jugun e Shqipërisë, e mesa duket teksa po kalojnë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit Jonida këtë moment të ëmbël e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.

Teksa në fillim kameran e telefonit e ka nga vetja, tregon që gjendet në plazh e më pas e kthen nga Romeo të cilit ia këcet disa herë gishtërinjtë, dhe ai kur ngre kokën i përgjigjet: Hë shpirt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshja e njohur janë përfolur gjatë për lidhjen e tyre, por të rikthyer sërish bashkë, ata treguan dashurinë e madhe për njëri-tjetrin ku pak kohë më parë ata bënë të njëjtin tatuazh

Të dy ata gdhendën përjetë në trupin e fjalët: Hate&Love, (dashuri dhe urrejtje), Jonida në krah, ndërsa Romeo në këmbë, një veprim ky që la të kuptohet se çifti tashmë zor se mund të ndahen, sikurse u përfol gjatë në mediat rozë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment