Politike

Hazbi Kasaj s’përmbahet, mallkon Metën: Ishalla na vdes, është njeriu më i trashë (VD)

Hazbi Kasaj ka mallkuar sërish, këtë herë presidentin Ilir Meta, ndaj të cilit është shprehur inshalla vdes.

Tiranë- Hazbi Kasaj kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës ka mallkuar së fundmi presidentin Ilir Meta.  Ai është shprehur se presidenti Ilir Meta është njeriu më i trashë në tërë vendin tonë. Ai shprehet se inshalla vdes presidenti.

Meta është njeriu më i trashë në tërë Republikën e Shqipërisë, njeriu më me pa kulturë.  Ai duhet të më thërras mua për të zgjidhur. Ai ngatërroi vendin dhe veten e tij. Nuk ka zgjedhjet do bëhen. Me Edi Ramën në krye zgjedhjet do bëhen, se ai është kryeministër. Sido që të jetë duhet ta respektosh, Nuk mund të thuash ik ti të vij un. Presidenti më mirë, se është sëmurë siç e pash në media para disa ditëve, ishalla na vdes”, është shprehur ai në një video që qarkullon në rrjetet sociale.

Hazbi Kasaj është tashmë i famshëm pasi është  i njohur për mallkimin përpara zgjedhjeve të 2017. “E zëntë kanceri në grykë atë që nuk më voton”, kështu është shprehur më parë Kasaj.

Ditën e sotme socialistët kanë depozituar në kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga posti. Ky vendim vjen pasi Meta anuloi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

J.V & a.s/Dosja.al

Shto Koment