Politike

Haxhiu – Bashës: Partia jote e përdori korrektësinë time për propagandë

Haxhiu e cilësoi pandershmëri dhe propagandë videon e publikuar nga PD, në të cilën ishte përfshirë edhe deklarata e tij lidhur me rolin e Bashës në institucionet ndërkombëtare të Kosovës.
Featured image of article: Haxhiu – Bashës: Partia jote e përdori korrektësinë time për propagandë Lulzim Basha dhe Baton Haxhiu

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka replikuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me një video të publikuar nga kjo forcë politike në të cilën ishte përfshirë një deklaratë e analistit në emisionin “Opinion”.

Haxhiu e cilësoi pandershmëri dhe propagandë videon e publikuar nga PD, në të cilën ishte përfshirë edhe deklarata e tij lidhur me rolin e Bashës në institucionet ndërkombëtare të Kosovës.

Diskutimi 

Haxhiu: Unë edhe herën e parë në 2005 edhe herën e kaluar e kam ruajtur etikën profesionale mbi faktet, jo mbi qëndrime politike.

Basha: Shpresoj ta mbash dhe sot.

Haxhiu: Unë e ruaj gjithë. Me faktin që po thua, shpresoj ta ruash dhe sot, ka një fakt paragjykues.

Basha: Ka një presion me të cilin shpresoj do merremi më vonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haxhiu: Unë po them që korrektësinë time profesionale, partia jote me spotin që vendosi e bëri një pandershmëri propagandistike ndaj asaj që kisha thënë dhe korretësinë time ndaj figurës së PD-së, partia që ju drejtoni e përdori për propagandë. Kjo është çështje e juaja që dua ta parashtroj.

Basha: Nuk është propagandë, ti the diçka të vërtetë dhe ne e transmetuam.

Haxhiu: Të vërtetën e thashë në studio, ske nevojë të bësh propagandë me një të vërtetë.

Basha: Jemi përballë një makinacioni

Haxhiu: Merru me makinacionin.

Marrë nga: Opinion

(A.k.dosja.al)

Shto Koment