Showbiz

Hatërmbetje mes tyre?! Capital T godet 3 herë në ‘Paintball’ Eni Koçin: Me të kam bashkëpunimin më të keq! (VIDEO)

Capital T nuk ka hezituar për të treguar publikisht se me cilin artist ka pasur bashkëpunimin e tij më të keq ndër gjithë ketyre viteve.
Featured image of article: Hatërmbetje mes tyre?! Capital T godet 3 herë në ‘Paintball’ Eni Koçin: Me të kam bashkëpunimin më të keq! (VIDEO) Capital T dhe Eni Koçi

TIRANË- Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” i ftuar i moderatores Luana Vjollca ishte edhe reperi i njohur Capital T, i cili nuk mund t’i shpëtonte sfidës “Paintball”.

Duke qenë se një pjesë e madhe e emrave në tabelë ishin artistë me të cilët ai ka bërë bashkëpunime ndër vite, nuk kishte si të mungonte pyetja se me cilin apo cilën artiste Capital T mendon se ka pasur bashkëpunimin e tij më të keq. Tek kjo pyetje, ai nuk hezitoi të përgjigjej me anë të goditjes së tij, e na pranoi për “Shiko Kush LUAN” se bashkëpunimi i tij më i keq ka qenë me këngëtaren Eni Koçi.

Nga ana tjetër në një tjetër pyetje, e cila kishte të bënte me emrin e artistit më pak të talentuar nga tabela, ai sërish përzgjodhi emrin e këngëtares Koçi duke goditur për herë të dytë në fotografinë e saj. Por nuk ngeli me kaq, në një tjetër pyetje e cila ishte: “Këngët e cilit artist nuk do të dëgjoje kurrë?” Capital T rigoditi për të tretën herë pa u menduar fare fotografinë e Eni Koçit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne nuk dimë ende nëse mes dyshes ka një hatërmbetje,por ama prej Capital T morëm tri përgjigje të sinqerta.

Capital T

(s.s/dosja.al)

Shto Koment