Aktualitet

HASMËRITË në Mirditë! Pse u vra Anton Keli, dërgoi Preng Gjinin në funeralin e babait, e kishin maskuar si polic për t’u shpëtuar plumbave (DETAJE)

Anton Keli e shoqëroi Gjinin në ceremoninë mortore, duke e maskuar si efektiv policie, për të mos u ekspozuar në publik.
Featured image of article: HASMËRITË në Mirditë! Pse u vra Anton Keli, dërgoi Preng Gjinin në funeralin e babait, e kishin maskuar si polic për t’u shpëtuar plumbave (DETAJE) Anton Keli

RRËSHEN- Kanë kaluar 3 muaj nga ekzekutimi i Anton Kelit, kushëriri i Preng Gjinit, personit që iu bë atentat me tritol në mes të Tiranës shtatorin e kaluar. “Fax” ka publikuar detaje lidhur me afërsinë e Kelit me Gjinin, i cili u ruhej “hasmëve” të tij nga frika e hakmarrjes.

Gjini sapo ishte kthyer nga Turqia ku ndodhej për kurim pas plagëve të marra nga atentati me tritol në makinën e tij, për të përcjellë të atin në banesën e fundit. Mësohet se Anton Keli e shoqëroi Gjinin në ceremoninë mortore, duke e maskuar si efektiv policie, për të mos u ekspozuar në publik.

Pasi ka përcjellë babanë për banesën e fundit, Anton Keli është nisur drejt Tiranës me automjetin e tij që shërbente si taksist, për të sjellkë në kryeqytet Gjinin që vijonte të mbante veshur uniformën e forcave të rendit. Pasi është kthyer në Tiranë, Preng Gjini është kthyer në Tiranë i patrazuar duke u larguar më pas sërish drejt Turqisë, ku edhe ka qëndruar me javë të tëra për të trajtuar syrin e dëmtuar nga lënda plasëse. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo puna si “taksist” për Preng Gjinin, e ka vënë Anton Kelin në “lupë” të hasmëve, duke e konsideruar si informator. Ndërsa vetëm pak javë më vonë udhëtimit për në Tiranë, Anton Keli u ekzekutua para se të kthehej në shtëpi. Për shkak se Keli nuk ka precedentë penalë, organet e drejtësisë në Lezhë, nuk kanë asnjë pistë konkrete për zhvillimin e hetimeve, duke lënë të vetmen “mundësi” hasmërinë mes fiseve në Rrëshen. Mister është gjithashtu edhe mënyra sesi Keli është qëlluar dhe itinerarin e ndjekur nga ekzekutorët e tij. 

Anton Keli, 51 vjeç, u qëllua për vdekje në janar të këtij viti në Rrëshen. Ai ishte kushëriri i Tonin dhe Preng Gjinit, dy persona që rrjedhin nga një familje që prej vitesh është në hasmëri me fisin Reçi. Edhe kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve por vetë familja Reçi është tërhequr duke deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë ekzekutim. Por si kanë nisur konfliktet në Mirditë (Shiko këtu)

(k.m.dosja.al)

Shto Koment