Rajoni

Hashim Thaçi “i hedh benzinë” zjarrit: Kurti ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit, por ka me shku më shpejtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e tij, për dorëheqjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Featured image of article: Hashim Thaçi “i hedh benzinë” zjarrit: Kurti ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit, por ka me shku më shpejtë Albin Kurti dhe Hashim Thaçi
Përditësuar:

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të cilin tha se ka shkelur Kushtetutën dhe duhet të japë dorëheqje. Sipas Thaçit, Kurti ka ardhur në pushtet me yryshin për shkarkimin e presidentit. Më tej ai ka shtuar se Kurti ka për t’u larguar më shpejtë sesa presidenti.

Ju e dini se ai ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit. Por pata deklaruar edhe më herët se ai ka me shku më shpejtë se presidenti”, është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.

Ndër të tjera, presidenti i Kosovës, pas vizitës në Odën Ekonomike, paralajmëroi se Kurti dhe minsitrat e tij do të përballen me drejtësinë. Përsa i përket padisë në Gjykatën Kushtetuese, Thaçi nuk ka bërë asnjë koment.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lëvizja Vetëvendsje çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e Abdullah Hotit si kryeministër. Emri i këtij të fundit u propozua nga kreu i LDK, Isa Mustafa, pas mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment