LIVE UPDATES
Editorial

Hashim Thaçi dhe lidhja e fshatit të tij me socialistët

31 Maj 2019, 10:50 Nga DOSJA
Hashim Thaçi dhe lidhja e fshatit të tij me socialistët

Është një anekdotë e vjetër dhe, thuhet e vërtetë, të cilën e kam përdorur në njërin shkrim dhe e përdor tash, pas nja njëzet vjetësh. Bëhet fjalë për reagimin e një fshati të izoluar të Malit të Zi, në Jugosllavinë socialiste, në momentin kur ushtria sovjetike hyn në Çekosllovaki, e vendos administratën e saj dhe thyen atë që deri në atë moment quhej “pranvera e Pragës”, një përpjekje demokratike kundër totalitarizmit.

Mblidhet Lidhja Socialiste e Fshatit dhe nxjerr konkluzionin numër një të mbledhjes së saj, me të cilin kërkon që forcat e Bashkimit Sovjetik në mënyrë të menjëhershme dhe të panegociueshme të largohen nga Çekosllovakia.

Në rast se Bashkimi Sovjetik nuk e dëgjon këtë kërkesë të Lidhjes Socialiste të këtij fshati të Malit të Zi të Federatës Jugosllave, atëherë hyn në forcë konkluzioni numër dy: që ditën e nesërme të thirret një mbledhje e ardhshme.

Hashim Thaçi, i cili së fundmi quhet edhe president i Republikës së Kosovës, ka bërë një karrierë të tërë politike në atë që në dukje të parë duket si një lloj imitimi i Lidhjes Socialiste të atij fshati malazias.

Ai ka gati dy vjet që thotë se Kosova dhe Serbia duhet të këmbejnë territore e popullata. Kosova, Serbisë duhet t’ia kthejë ato territore dhe popullatën që Thaçi i quan dhurata të Aleksandër Rankoviqit (personit të dytë pas Titos, të cilin Tito e largoi, sepse e konsideronte të pabesë), ndërkohë që Serbia duhet t’ia japë Kosovës tërë shqiptarët që sot jetojnë në Serbi, dhe ndonjë fshat që ngjitet kodrave përreth Gjilanit. Nëse Serbia nuk pajtohet për këtë punë (dhe bashkësia ndërkombëtare me të), atëherë Lidhja socialiste e Hashim Thaçit do të mbajë mbledhjen e radhës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranoi, pas gati dy vjetësh, se ky projekt i tij dështoi. Pastaj Hashim Thaçi u tregua më ekonomik se malazeztë dhe në vend se të thërrasë mbledhjen e radhës, përcaktoi se agjenda e tij, në fakt, gjithnjë ka qenë bashkimi i vullnetshëm i Luginës së Preshevës me Kosovën. Dhe, se realisht, ky do të ishte kompromisi i dhimbshëm që do të duhej ta paguante Kosova: që me vullnetin e Serbisë të pranonte që territori i Kosovës të zgjerohej me tri komuna të Serbisë dhe që, njëkohësisht, Kosova të bëhej administratore e pikave të pagesës të autostradës Beograd-Shkup.

Tash, meqë po dështon kompromisi i dhimbshëm për Kosovën, që territorit të vet t’ia shtojë edhe tri komuna, Fshati i Hashim Thaçit ka shpallur se do të ketë bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pra, Thaçi tash ka propozuar që Lidhja socialiste e fshatit të tij të mos e mbajë mbledhjen e ardhshme, por këtë ta bëjnë kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe të shpallin dëshirën që të jetojnë në një shtet.

Nuk kam dyshim fare në vendosmërinë e H. Thaçit. Nëse bota nuk ka vesh për këtë propozim, ai do të jetë i vëmendshëm deri në atë masë sa të shpallë se hapi i ardhshëm duhet të jetë bashkëngjitja e Çamërisë, ashtu siç e ka kërkuar betimi UÇK-së, këtij projekti.

Ekziston, me gjithë dallimet e shprehura, përputhshmëria mes fshatit malazias dhe politikës shqiptare. Në fshatin malazias kërcënimi ishte që nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre do të thirrej mbledhja e radhës. Në politikën shqiptare, këtej e andej kufirit, kërcënimi i radhës është se nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre, do të pasojë bashkimi kombëtar mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Fshati malazias dhe politika shqiptare kështu kanë gjasa të barazohen. Bashkimi Sovjetik kishte aq gjasa të impresionohej prej mbledhjes së radhës të Lidhjes Socialiste të fshatit malazias sa ka Bashkimi Evropian me kërcënimin e politikës shqiptare se kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës do të shpallin intencën e tyre për bashkim të ndërsjellë. Aktualisht Kuvendi i Shqipërisë ka krizë të theksuar legjitimiteti me mandatet e vetëdjegura të opozitës, ndërsa ai i Kosovës është në përpjekje, atëherë kur nuk është në paralizë të plotë, për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë në pushtet. Kuvendet e dy shteteve me shumicë shqiptare kanë bukur punë të bashkohen brendapërbrenda. Dy shtetet shqiptare kanë krizë të theksuar funksionimi; Kosova është shtet i kapur prej krimit.

Ndërkohë që të dyja shtetet, Shqipëria dhe Kosova, kanë popullatat më proevropiane në Evropën e sotme, dhe që të dyja (në shoqëri me Bosnjën) kanë largësinë më të madhe me perspektivën e integrimit evropian. Në momentin kur kërcënojnë se do të bashkohen, ekziston bindja kaq e madhe për mungesën e aftësisë së tyre për të bërë çfarëdo, prej rregullimit të parkingjeve e tutje, saqë kanë besueshmërinë e njëjtë si të atij fshatit të Malit të Zi karshi Bashkimit Sovjetik.

Më 1968, kërcënimet e fshatit malazias u shndërruan në barsoletë, madje në aso të tillë, saqë sot nuk merr kush mundin as ta mbajë mend emrin e fshatit. Hashim Thaçi me kërcënimet e tij është nisur në atë rrugë, të shndërrimit në barsoletë, ndonëse për fat të keq jo aq të padhimbshme sa ajo malazeze. Dhe, me siguri, jo të tillë sa për t’ia harruar ndonjëherë emrin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial hashim thacci lidhjet me socialistet veton surroi hashim thacci lidhjet me socialistet veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 29 Maj 2019, 05:28

Gjuetia e Froneve të BE-së

Zgjedhjet e Parlamentit Europian që u mbyllën më 26 maj rezultuan të ishin një përsëritje e Gjuetisë së Froneve – një histori e gjatë dhe komplekse me një final...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën