Politike

Tërmeti me viktima në Turqi, Kosova solidarizohet menjëherë, Thaçi ofron ndihmë: Jemi të gatshëm që…

Thaçi ofron ndihmë për të nxjerrë nga rrënojat personat që janë zënë poshtë, ndërsa shton se lutjet e tij shkojnë për familjet e viktimave e të plagosurve.
Featured image of article: Tërmeti me viktima në Turqi, Kosova solidarizohet menjëherë, Thaçi ofron ndihmë: Jemi të gatshëm që… Hashtim Thaçi

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ofruar ndihmën e forcave operacionale të vendit për Turqinë. Thaçi ofron ndihmë për të nxjerrë nga rrënojat personat që janë zënë poshtë, ndërsa shton se lutjet e tij shkojnë për familjet e viktimave e të plagosurve.

“Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga tërmeti që goditi Elazigun. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme dhe të jetë në krah të njerëzve dhe qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike,”-shkruan Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Hashim Thaçit

Mbrëmjen e sotme një tërmet ka lëkundur Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 6 persona të vdekur.

(k.m/dosja/al)

Shto Koment