Aktualitet

“Zgjohem në mëngjes mendoj vetëm për të vjedhur”, zbardhet përgjimet e grabitësve të vilave në Romë, milionat që bënë gjatë gjithë dimrit

Gjithashtu, të njëjtat medie shkruajnë se e vetmja gjë që  Agustin Ndreca ka në mendje kur zgjohet është të vjedhë.
Featured image of article: “Zgjohem në mëngjes mendoj vetëm për të vjedhur”, zbardhet përgjimet e grabitësve të vilave në Romë, milionat që bënë gjatë gjithë dimrit Sendet e vjedhura
Përditësuar:

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur përgjimet e 24-vjeçarit shqiptar, Agustin Ndrecës si ‘skifteri’ që drejtonte bandën e “Audit të zi”. Në telefonatat e zbardhura dhe të publikuara nga mediat e shtetit fqinj, Ndreca dëgjohet duke thënë se harxhon mbi 2 mijë euro në natë pasi nuk janë lekë djerse.

Unë shpenzoj sepse ato nuk janë para të fituara me djersë. Ata janë para të hajdutëve dhe unë harxhoj kaq shumë: shkojmë në një klub me muzikë dhe harxhojnë 2 mijë euro për një natë,”- dëgjohet të thotë Ndreca, i njohur ndryshe si Gusti.

Ndërsa më tej 24-vjeçari shton se gjatë katër muajve të dimrit ata e kalojnë 1 milion euroshin.

Në dimër në katër muaj kemi bërë të paktën një million,”- shton ai.

Gjithashtu, të njëjtat medie shkruajnë se e vetmja gjë që  Agustin Ndreca ka në mendje kur zgjohet është të vjedhë.

“Kur zgjohem në mëngjes mendoj vetëm për të vjedhur, të vjedh dikë apo çfarë më del përpara,”– mësohet të jetë shprehur kreu o bandës “Audi i zi”.

Vetëm pak ditë më parë në Aurelio të Romës, gjashtë shqiptarë, pjesë të kësaj bande ranë në pranga për vjedhjen e vilave në të gjithë Italinë por veçanërisht në Veri dhe në Qendër, që janë edhe zonat më të pasura të vendit.

Gjatë hetimit u sekuestruan një duzinë Audi të vjedhura dhe mallra të shumta të vjedhura (orë Rolex, Cartier, Guçi dhe marka të tjera prestigjioze, shumë ar, diamant dhe bizhuteri të tjera të çmuara), si dhe çanta dhe objekte të vlefshme që u përdorën nga shokët e të arrestuarve.

Ata vidhnin vila të shumta edhe kur njerëzit ishin në shtëpi dhe në disa raste, përveç parave dhe sendeve të çmuara, hajdutët merrnin edhe çelësa makinash, të cilat më pas i përdornin për lëvizjet e tyre dhe për vjedhjet e radhës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment