LIVE UPDATES
Insights

Harxhoji tri minuta për t’a lexuar, liria e fukarenjve… kur i shitën edhe shpirtin të pasurve (HISTORIA)

12 Nëntor 2019, 20:57 Nga DOSJA
Harxhoji tri minuta për t’a lexuar, liria e fukarenjve… kur i

TIRANË- Të varfrit ishin kaq shumë të varfër, saqë morën Urinë e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit, të cilët në jetë kishin ngrënë gjithçka. Gjithçka, që nga kaviet deri tek palca e kockave që qentë pështyjnë.

Por shijen e urisë së të varfërve nuk e kishin provuar kurrë. Kështu, të pasurit e blenë, e paguan mirë, dhe të varfrit u lumturuan. Për ca kohë u zvarritën përpara, por pak më vonë të varfrit u rikthyen të ishin të varfër si më parë.

Atëherë paketuan Etjen e tyre dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë kishin pirë gjithçka, nga Brunello te Tavernello, por nuk kishin shijuar ende Etjen e vërtetë, etjen e të varfërve.

Pra, të pasurit e blenë, dhe e paguan mirë. Të varfrit u lumturuan. Dhe vazhduan u zvarritën përpara, por pak kohë më vonë u rikthyen të ishin më të varfër se më parë.
Atëherë morën Zemërimin e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë ishin ndjerë të nxehur, të inatosur, që kishin pasur kokëçarje, por që Zemërimin e vërtetë nuk e kishin provuar kurrë.

Kështu, e blenë nga të varfrit që e kishin me shumicë, edhe e paguan mirë. Të varfrit u lumturuan dhe u zvarritën edhe ca përpara. Por mjaftoi pak kohë dhe sërish u rikthyen të ishin të varfër. Atëherë shitën gjithçka: revoltën, mosbindjen, muzikën, fjalët, literaturën, kujtesën, ndërgjegjen klasore, dhunën, gjithçka e shitën!

Dhe të pasurit akumulonin. Në kantinat e tyre ata kishin tani mijëra, miliona shishe. Përkrah verërave të cilësisë më të mirë, kishin shishe në të cilat ishte e gjithë kultura e të varfërve, mllefi i tyre, fuqia e revolucionarëve, zemërimi i punëtorëve të krahut, dhimbja nga padrejtësitë, etj, etj.

Ehee, ato shishe… Në kantinat e të pasurve, kishte tani çdo gjë; aty ndodhej e mbyllur tashme edhe krenaria, vendosmëria, mahnitja dhe mrekullimi, deri tek indinjata dhe mjerimi. Gjithçka e taposur mirë, derisa…

Derisa pas disa gjeneratash, të varfrit kishin shitur gjithçka. Ata u bënë aq të varfër, saqë morën Varfërinëe tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit, që donin të ndiheshin aq shumë të pasur saqë të zotëronin edhe mjerimin e të mjerëve.
Kur të varfrit mbetën pa gjë fare,ata u armatosën. Dhe jo me thika e me pirunë, por me pistoleta e me armë, sepse revolucioni nuk është një drekë solemne: revolucioni është një akt dhune, force!

Kështu që të varfrit e armatosur marshuan drejt ndërtesave të Sunduesit. Arritën dhe aty ishte Sunduesi. I vështronte nga ballkoni, nga dritaret. Qëndronte serioz dhe i shikonte. Të varfrit ishin të armatosur, por qëndruan të heshtur, të palëvizur. Nuk bënë asgjë.

Sepse pa zemërim dhe uri, pa etje dhe krenari, pa indinjatë dhe pa kulturë, pa ndërgjegje klasore, nuk kryhet revolucioni. Kështu, sunduesi zbriti në kantinë dhe nga shumë shishe që kishte blerë prej të varfërve, mori një, një të vetme. Ishte Liria.

Liria e tyre, e të varfërve. Ishte paketuar mirë e bukur liria që e kishin fituar gjyshërit e tyre e më pas baballarët e kishin shitur për hiçgjë. E mori dhe ua riktheu të varfërve. Ata e rimorën dhe provuan të bënin një parti, një rreth shoqëror, një himn ose një flamur.

Por nuk arritën të bënin asgjë. Sepse liria, e vetme, nuk shërben. Atëherë, sunduesi kërkoi në xhep dhe gjeti një kuti karamelesh mente. E mori dhe ua dhuroi ato karamele të varfërve. Dhe të varfrit që nga ajo ditë, u rikthyen të ishin të lirë. Të lirë për të përtypur karamele…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog acanio celestini historia e te varferve liria e fukarenjve shitjane shpirtit tek te pasurit acanio celestini historia e te varferve liria e fukarenjve shitjane shpirtit tek te pasurit

Sondazh

Poll
Insights 11 Nëntor 2019, 17:28

Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

TIRANË- Ka një histori shumë të famshme, që për herë të parë mendohet se është shkruar nga Ciceroni në kryeveprën e tij De Republica. Historia flet për një...

Insights 10 Nëntor 2019, 20:05

Kartën e identitetit?

Sa herë shoh diku idenë e drejtpardrejtë apo të nënkuptuar që ‘pamja e jashtme nuk ka rëndësi’, më vjen keq sa e pavërtetë është. Për mua është e pashëndetshme ...

Insights 5 Nëntor 2019, 19:12

Homoseksualiteti nuk është sëmundje

GJERMANI– Është një sinjal sa i qartë, aq dhe i rëndësishëm që ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn dërgoi në fillim të kësaj jave. “Homo...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni