Aktualitet

HARTA LIVE/ Vranësira të lehta në zonat malore! Rritje temperaturash deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.
Featured image of article: HARTA LIVE/ Vranësira të lehta në zonat malore! Rritje temperaturash deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot Foto ilustruese

TIRANË– Ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.



(A.B)/Dosja.al

Shto Koment