Aktualitet

HARTA LIVE/ Pakësohen shirat por jo dëmet! Lezha dhe Shkodra, dy zonat më të prekura nga shirat, banorëve u ngordh edhe gjëja e gjallë nga vërshimet e ujit, akse të bllokuara nga dëbora në Korçë

Pakësohen shirat por jo dëmet. Lezha, Shkodra dhe Korça janë zonat më problematike. 30 familje në Lezhë janë evakuuar. Në Shkodër, një banor ka deklaruar humbje të gjësë së gjallë. Dëmtohet Ura e Zogut.
Featured image of article: HARTA LIVE/ Pakësohen shirat por jo dëmet! Lezha dhe Shkodra, dy zonat më të prekura nga shirat, banorëve u ngordh edhe gjëja e gjallë nga vërshimet e ujit, akse të bllokuara nga dëbora në Korçë Pamje nga moti sot dhe banori

TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Niveli i reshjeve ka ardhur në rënie, duke bërë kështu që është në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat  të ketë rënie të nivelit të ujit e për pasojë, një ‘çlirim’ për banorët e zonës. Por situata nuk është kaq e mirë në të gjitha zonat. Problematika ka në Lezhë, ku sipas Bashkisë janë më shumë se 2 mijë e 600 hektarë tokë nën ujë. Ndërsa në Shkodër janë 1903 hektarë tokë të përmbytura. Në Lezhë janë evakuuar edhe 30 familje që u janë dëmtuar banesat dhe tokat.

Më me probleme shfaqet zona e Torovicës pasi rrëshqitjet e dherave rrezikojnë banesa. Në Shkodër vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta dhe niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm.

Një nga banorët në Shkodër ka treguar edhe se gjëja e gjallë i është mbytur për shkak të vërshimit të ujit, konkretisht derrat që ai kishte. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me akset rrugore që pësuan dëmtime gjatë ditëve të përmbytjeve teksa shkruan se tashmë aksi Kukës-Pukë është i kalueshëm ndërkohë që po vijon puna për mirëmbajtjen e akseve të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë orëve të fundit kanë sjellë problemet e para në qarkun e Korçës. Si pasojë e reshjeve të borës është bllokuar rruga Vithkuq-Panarit, ndërsa akset e tjera kalohen vetëm me zinxhirë.

Ura e Zogut në lumin Mat është në rrezik shembje për shkak të reshjeve të shumta. Prurjet e shumta të lumit kanë bërë që një nga këmbët e urës të dëmtohet dhe bazamenti i një këmbe të urës ka pësuar një rënie me diametër rreth 2 metra. Kjo urë konsiderohet si një objekt i rëndësisë së veçantë dhe se mbrohet nga shteti.

(a.b;f.m/dosja.al)

  • 12:26

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe purjet e shumta të lumit Mat, rrezikon shembjen Ura e Zogut

    Ura e Zogut

    Ura e Zogut në lumin Mat është në rrezik shembje për shkak të reshjeve të shumta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prurjet e shumta të lumit kanë bërë që një nga këmbët e urës të dëmtohen. Bazamenti i një këmbë të urës ka pësuar një rënie me diametër rreth 2 metra. Kjo urë konsiderohet si një objekt i rëndësisë së veçantë dhe se mbrohet nga shteti. Por për shkak të dëmtimeve nga shirat e shumta ajo rrezikon të shembet. Ajo urë është ndërtuar në vitin 1926 nga disa inxhinierë italianë. Deri në momentin që është ndërtuar mbi të nuk është vënë kurrë dorë.

  • 12:07

    Përmbytjet në Shkodër, i moshuari: Janë mbyt derrat, s’kemi asgjë për të ngrënë


    Një sipërfaqe prej 960 hektarësh tokë bujqësore është e përmbytur në Obot, sipas të dhënave të Bashkisë Shkodër. Rruga për në Obot vijon të jetë e bllokuar për mjetet e ulëta, ndërsa është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.Një nga banorët është shprehur se gjëja e gjallë është mbytur për shkak të vërshimit të ujit, ndërsa shton se kjo ua ka vështirësuar më tej situatën.

    Këtu janë mbyt qetë, këtu janë mbyt derrat, kam nja dy derra nga 50 kg. Sen me hangër s’kena. U ndihmoftë Zoti.

  • 11:55

    Aksi Kukës-Pukë i kalueshëm! ARSH jep njoftimin: Ditë e natë në gadishmëri për çdo situatë! Nuk ka probleme me qarkullimin në akset kombëtare

    Punimet ne rruge

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me akset rrugore që pësuan dëmtime gjatë ditëve të përmbytjeve. ARSH shkruan se tashmë aksi Kukës-Pukë është i kalueshëm ndërkohë që po vijon puna për mirëmbajtjen e akseve të tjera. ARSH njofton se janë në gatishmëri për çdo situatë si dhe shton se deri më tani nuk ka asnjë problem me qarkullimin në akset kombëtare.

    NJOFTIMI:Në aksin Kukës-Pukë është bërë pastrimi i plotë dhe rruga është e kalueshme dhe pa zinxhirë Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në aksin Kuben-Vasije, Kukës-Krum, Peshkopi-Qafë Drajë, Berat- Çorovodë Ditë e natë në gadishmëri për çdo situatë.Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare.

  • 11:42

    Bora në Korçë krijon probleme, bllokohet rruga Vithkuq-Panarit, kalimi vetëm me zinxhir

    Bore ne Korce

    Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë orëve të fundit kanë sjellë problemet e para në qarkun e Korçës. Si pasojë e reshjeve të borës është bllokuar rruga Vithkuq-Panarit. Ndër të tjera bëhet me dije se vështirësia në këtë rrugë është e madhe dhe kalohet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë borëpastrueset po punojnë për normalizimin e situatës.

  • 10:10

    Situata në Shkodër pas përmbytjeve, Bashkia bën bilancin: 1903 sipërfaqe toke nën ujë, bllokohet rruga për në Obot, vazhdon gërryerja nga lumi Drin

    Pamje nga permbytjet ne Shkoder

    Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat që vijnë nga monitorimi në terren i situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Sipas tyre janë 1903 sipërfaqe të cilat janë të mbuluara nga uji.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç. Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë. Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura.

    NJOFTIMI I BASHKISE:

    Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 12.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.46m.(Kuota max 6.30 m)
    • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m)• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)

    Bashkia ShkodërSiperfaqe totale e përmbytur 1903 Ha

    1. Tokë e pakultivuar 536 Ha
    2. Foragjere të dyta, jonxhe 1185 Ha
    3. Grurë 95 Ha
    4. Bimë dekorative 80 Ha
    5. Pemtore 7 Ha

    Nj.A. Ana Malit
    1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
    2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
    3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
    4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
    • Tokë e pakultivuar 210 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
    • Grurë 40 Ha
    • Pemtore 5 Ha• Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.

    Nj.A Dajç
    1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
    • Tokë e pakultivuar 275 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 390Ha
    • Bimë dekorative 80 Ha
    • Grurë 55 Ha

    2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
    3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .Nj. A. Guri Zi
    1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
    • Tokë e pakultivuar 3 Ha
    • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.Nj.A. Velipojë
    1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 60 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
    • Tokë e pakultivuar 15 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhë 45 Ha
    2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.Nj.A.Bërdicë
    1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
    • Tokë e pakultivuar 30 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

    2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.Nj.A.Rrethinat

    1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
    • Tokë e pakultivuar 3 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
    • Pemtore 2 Ha2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
    Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë.Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura.

  • 9:41

    Shirat në Lezhë, Kryemadhi: Struktura shtetërore e papërgjegjshme. Banori: Janë mbi 2500 hektarë të përmbytura, investimi i fermerëve ka shkuar dëm

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar sot me banorë të Lezhës, ndërsa tema kryesore kanë qënë përmbytjet, problemi i përhershëm i tyre sa herë ka reshje të dendura.Kryemadhi dha se ajo është keqmenaxhuar nga qeveria dhe se vendi po kalon nga kriza në krizë. Ndërsa një banor i zonës është shprehur se nga përmbytjet janë nën ujë më shumë se 2500 hektarë tokë duke bërë që të shkojë dëm i gjithë investimi i bërë nga fermerët.

    TAKIMI I KRYETARES SË LSI, MONIKA KRYEMADHI NË LEZHË

    Monika Kryemadhi: Mirëse ju gjetëm sot në këtë takim. Fatmirësisht, ka dashur Zoti, sot është tërhequr dhe uji dhe kjo është një gjë e mirë të paktën për qytetin, bizneset dhe njerëzit për të lëvizur. Por kur po vinim rrugës pamë që tokat bujqësore prapë kishin ujë, kishin probleme. Edhe Drini prapë ka probleme. Por shpresojmë që të mos ketë më probleme.

    Petrit Gjoni: Problemet janë të shumta. Në zonën e Zadrimës kemi shumë probleme, edhe pse sot shiu ka pushuar dhe uji ka filluar të tërhiqet, sërish kemi shumë toka të përmbytura. Edhe në Zejmen ka gjithashtu shumë probleme.

    Banor i Zejmenit: Po, është e vërtetë që ka probleme kjo zonë. Njësia Administrative e Zejmenit ka rreth 60 hektarë nën ujë. Unë para katër ditëve shkova dhe e pashë situatën në vend, sepse i dhashë një kolegu disa pamje. Por që të rrijë uji një javë në grurë, besoj që prodhim nuk ka më. Edhe në shtëpinë ku unë banoj i ka 50 metër kub rërë te dera e shtëpisë. Ka rënë masiv i madh, sepse një shi të bjerë, ajo shkëputet, sepse është si puna e brumit. Kanë lajmëruar administratorin por asnjë njeri nuk ka shkuar të ndihmojë ato familje. Janë familje të varfra, janë në familje në hall. Probleme ka. Është një fatkeqësi natyrore.

    Monika Kryemadhi: Po shteti prandaj është për ta menaxhuar fatkeqësinë natyrore.

    Banori i Zejmenit: Janë shumë gjëra që pushteti vendor duhet ti shikojë më nga afër.

    Monika Kryemadhi: Problemi është se ti prandaj e do shtetin aty, kur ti e ke të nevojshme dhe një nga problemet më të mëdha që ne kemi pasur ka qenë përgjegjshmëria e strukturës shtetërore. Pas tërmetit, më pas u bashkëngjit edhe pandemia, tani edhe përmbytjet. Kalojmë nga kriza në krizë. Ca për shkak të fatkeqësive natyrore, ca për shkak të keq-menaxhimit, ca për shkak edhe të paaftësisë për të menaxhuar, një nga problemet me të cilat hasemi është në radhë të parë arroganca e shtetit dhe mungesa e dëshirës apo edhe vullnetit politik për ti ndihmuar njerëzit. Është shumë e vështirë, por ajo që ndihet çdo ditë e më shumë tek njerëzit është mungesa e shpresës. Lushi tha pak më përpara jam kthyer në 2015-n por më kanë ikur fëmijët në Gjermani.

    Banori: Është shumë problem. Të jetosh sot me gruan, ti rrisësh e ti bësh burra e të të ikin.

    Monika Kryemadhi: Është e vërtetë sepse është shumë e dhimbshme të mos i kesh fëmijët në shtëpi.

    Banor i Lezhës: Lezhën ashtu sikurse e duan të gjithë, sikurse duan ta frekuentojnë të gjithë fatkeqësisht e kanë kapur edhe këto problemet që ju thatë më sipër tërmeti, pandemia, përmbytjet. Përmbytjet dihet tashmë në gjithë zonën e veriut, por sidomos në Lezhë për vetë pozicionin gjeografik që ka Lezha. Pas çdo përmbytje apo fatkeqësie ne lusim Zotin, por Zoti sot për njerëzit është qeveria dhe me këto kushte ne duhet të drejtohemi nga qeveria. Ne nuk e ndalim dot fatkeqësinë, por mënyra e menaxhimit të fatkeqësisë, dhe po të ketë qeveria vullnetin e përballimit të këtyre situatave të fatkeqësive, sidomos me përmbytjet, edhe kostot në këtë drejtim do të jenë shumë më të vogla. Dëmet në Lezhë kanë qenë të jashtëzakonshme, pavarësisht se vjen kryeministri në Lezhë dhe të thotë dhe bën krahasim si dikur Enveri me kohën e Zogut. Në këtë drejtim unë them se problemet janë të mëdha. Sot në Bashkinë e madhe të Lezhës mund të jenë mbi 2500 hektarë të përmbytura dhe pjesa më e madhe e tyre është mbjellë me grurë. Pra, investimi i fermerëve për këtë vit ka shkuar dëm dhe është një e keqe shumë e madhe që fillon viti me dështim. Dhe kjo situata përballohet vetëm me strategji. Duhet të rriten kapacitetet e hidroforëve për vetë kushtet që ka Lezhë. Por duhet të merren shumë edhe me dy lumenjtë, Drinin dhe Matin, që janë shumë të rrezikshëm. Dhe asnjë qeveri nuk ka pasur një strategji për menaxhimin e tyre. Duke shtuar pastaj edhe problemin e hidrocentraleve.

  • 9:30

    Lezha zgjohet pa reshje shiu! Përmbytjet lanë 2 mijë e 600 hektarë tokë nën ujë, disa familje evakuuohen

    Foto nga përmbytjet në Lezhë

    Një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet që vijuan në vend për ditë me radhë ishte dhe Lezha. Që në ditët e para tokat u pushtuan nga uji, njerëzit e kishin të pamundur të lëviznin madje kishte zona që u bllokuan pasi rrugët dhe urat u dëmtuan. Sot, pas shtatë ditësh situata duket më e qetë.30 familje janë evakuar, në Bashkinë e Lezhës 27 dhe 3 në Bashkinë Kurbin 3. Po ashtu në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat ka rënie të nivelit të ujit që do të thotë se s’ka më përmbytje të mëtejshme të tokave.Sipërfaqja e tokave të përmbytura është zvogëluar mirëpo në Torovicë dhe Zadrimë pjesa më e madhe janë nën ujë. Më me probleme shfaqet zona e Torovicës pasi rrëshqitjet e dherave rrezikojnë banesa.Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.

    NJOFTIMI ZYRTAR:

    Situata në qarkun Lezhë, deri në orën 09.00, të datës 12.01.21,

    -Në shkallë qarku gjatë 24 orëve nuk kemi patur reshje.

    -Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi:

    -kemi 30 familje te evakuara, konkretisht; 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin;

    -Nga Drejtoria Rajonale e Monumeteve të Kultures Shkodër, informohemi se gjatë inspektimit të Ura Zogut, “monument kulture”, mbi lumin Mat, si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e fundit u konstatua se kemba ku mbeshtetet harku i fundit ka çeduar duke sjelle per pasoje edhe uljen rreth 15 cm të trasese se ures, duke rrezikuar seriozisht shembjen e ures.

    -rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre;

    -gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme.

    -furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme;

    -kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:

    -në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore.

    -në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore.

    Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë

    -lumi Drin, niveli 1.2 m, renie 0.8 m;

    -lumi Gjadër, niveli 6 m, renie 0.7 m;

    -lumi Mat, niveli 3 m, renie 1 m;

    -në hidrovorin Balldre, niveli -1.00 m, ska renie.

    – në hidrovorin Ishull Shengjin, niveli -0.5 m poshtë kuotes kritike,

    -në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, 50 cm renie.

    – në hidrovrin Tale, niveli – 0.15 m renie -5 cm.

    – në hidrovorin Shllinza, niveli -0.8, renie 50cm.

    – në hidrovorin Droje, niveli 00.00, renie 40cm.

    -hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike.-Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.

Shto Koment