Aktualitet

HARTA LIVE/ Temperatura të larta gjatë fundjavës, bëni plane për sot, moti në favorin tuaj!

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Featured image of article: HARTA LIVE/ Temperatura të larta gjatë fundjavës, bëni plane për sot, moti në favorin tuaj! Foto ilustruese

TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta në skajin verior dhe juglindor.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment