Aktualitet

HARTA-LIVE: Parashikimi i motit, vranësira dhe shi do të ketë gjatë gjithë ditës, në zonat malore priten reshje bore

Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të konsiderueshme përgjatë vijës bregdetare, më pak reshje do ketë në brendësi të territorit ku në zonat e thella malore priten reshje dëbore.
Featured image of article: HARTA-LIVE: Parashikimi i motit, vranësira dhe shi do të ketë gjatë gjithë ditës, në zonat malore priten reshje bore Foto ilustruese

Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe reshje të izoluara dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.

Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të konsiderueshme përgjatë vijës bregdetare, më pak reshje do ketë në brendësi të territorit ku në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 65-70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment