Aktualitet

HARTA LIVE- Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas IGJEUM, pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ndërsa pasdite do të shtohen vranësirat në Verilindje dhe Jug të vendit.
Featured image of article: HARTA LIVE- Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të ndryshojnë temperaturat Foto ilustruese

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ndërsa pasdite do të shtohen vranësirat në Verilindje dhe Jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do variojnë nga 16-24°C në zonat bregdetare, në zonat  malore  6/17°C, ndërssa në zonat e ulta do të qarkullojnë nga 8/25°C.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5  metër në det të hapur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment