Aktualitet

HARTA LIVE: Parashikimi i motit në vend! Shi dhe erë e fortë në bregdet, sa janë temperaturat sot

Sot priten reshje mesatare në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Ndërsa në Vlorë dhe Korçë reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare
Featured image of article: HARTA LIVE: Parashikimi i motit në vend! Shi dhe erë e fortë në bregdet, sa janë temperaturat sot Foto ilustruese

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten reshje mesatare në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Ndërsa në Vlorë dhe Korçë reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare.

Sa i përket temperaturave, do të variojnë nga 11 / 19 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 10 / 18 °C; ndërsa në vendet malore: 5 / 12 °C. Era nga ana tjetër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

HARTA LIVE: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment